Fushata Bonus për klientët e rinj online

Periudha: 1 Shtator – 31 Dhjetor 2025
BKT shpërblen klientët e rinj që regjistrohen online përmes aplikacionit BKT Smart me një bonus deri në 6,000 Lekë, që përfshin tre hapa të thjeshtë:
  1. Bonus Mirëseardhjeje – 1,000 Lekë
  2. Smart Bonus – 2,000 Lekë
  3. Bonus Besnikërie – 3,000 Lekë
Klientët mund të përfitojnë një ose disa nga këto bonuse, në varësi të kushteve të përmbushura.

Termat & Kushtet

1. Periudha e Fushatës
Fushata zhvillohet nga 1 Shtatori 2025 deri më 31 Dhjetor 2025. Vetëm regjistrimet e kryera online nga BKT Smart gjatë kësaj periudhe janë të vlefshme.

2. Pjesëmarrësit
Fushata është e hapur vetëm për klientë të rinj individë, të cilët regjistrohen për herë të parë si klientë të BKT përmes BKT Smart. Çdo individ mund të përfitojë vetëm një herë për secilin bonus.

3. Struktura e Bonuseve (deri në 6,000 Lekë në total)

3.1 Bonus Mirëseardhjeje – 1,000 Lekë
Jepet për klientët që, brenda 30 ditëve nga regjistrimi, kryejnë të paktën një transaksion me një vlerë minimale prej 1,000 Lekësh në BKT Smart.

3.2 Smart Bonus – 2,000 Lekë
Jepet për klientët që, gjatë periudhës 31–60 ditë nga regjistrimi, kryejnë të paktën tre transaksione, secili me një vlerë minimale prej 1,000 Lekësh, nga tre kategori të ndryshme nga lista më poshtë. Transaksionet midis llogarive të vetë klientit nuk merren në konsideratë për këtë bonus.
  • Transfertë brenda BKT / Brenda vendit
  • Transfertë Ndërkombëtare
  • Marrje Dërgesash me RIA Money Transfer
  • Rimbushje Telefoni
  • Pagesa Dogane
  • Pagesa Gjobash Trafiku
  • Pagesa Thesari
  • Pagesa Taksash
  • Pagesa Sigurimesh
  • Pagesa Pension Privat
  • Pagesa Universitete Publike
  • Pagesa në e-Albania
  • Pagesa Abonimesh TV (Tring & Digitalb)
  • Pagesa Faturash
  • Këmbime Valutore
  • Hapje Llogarie Kursimi*
  • Hapje Depozite*
*Këto produkte duhet të mbeten të hapura deri në fund të periudhës përkatëse përpara dhënies së bonusit.

3.3 Bonus Besnikërie – 3,000 Lekë
Jepet për klientët që, në përfundim të periudhës së vlerësimit (deri më 28 Shkurt 2026), rezultojnë klientë pagamarrës me një pagë neto duke nisur nga 40,000 Lekë.

4. Shpërndarja e Bonuseve
  • Bonuset janë të pavarur nga njëri-tjetri. Klienti I regjistruar përmes BKT Smart përfiton ato bonuse për të cilat plotëson kushtet, pa qenë e nevojshme të ketë përfituar një bonus si kusht për fituar bonusin tjetër. 
  • Bonus Mirëseardhjeje: kreditohet brenda muajit pasardhës, pasi të ketë kaluar periudha 30-ditore dhe klienti të ketë plotësuar kushtin.
  • Smart Bonus: kreditohet brenda muajit pasardhës, pas përfundimit të periudhës 31–60 ditë nga regjistrimi dhe plotësimit të kushteve.
  • Bonus Besnikërie: vlerësohet pas mbylljes së Shkurtit 2026 për të gjithë klientët e regjistruar gjatë fushatës dhe kreditohet në fillim të Marsit 2026.
  • Nëse llogaria mbyllet përpara se të kryhet kredidhënia, bonusi nuk përfitohet.

*Vlerës së përfituar do t’i mbahet tatimi në burim në masën 15% 
 
Si të bëhesh klient në BKT, online në vetëm pak minuta?
1.Shkarko BKT Smart duke Skanuar QR Code ose kliko në Link më poshtë:
 
                                              A qr code with a few squares

AI-generated content may be incorrect.
 
App Store                                                                                Google Play Store
 
 

Fushatat e mëparshme