Eksperiencë e paharrueshme me ekipin e McLaren Mastercard Formula 1 në Monza, Itali

Fito nje eksperience te paharrueshme me ekipin e McLaren Mastercard Formula 1 në Monza, Itali.

BKT ju fton të bëheni pjesë e një prej eventeve më prestigjioze sportive në botë! Paguani me kartat tuaja Mastercard dhe fitoni mundësinë për të përjetuar nga afër emocione unike në Formula 1 Grand Prix, Monza, Itali.

Si funksionon fushata?

Gjatë periudhës 29 Qershor - 09 Gusht 2026, çdo pagesë me kartë Mastercard Debit ose Kredit ju afron më shumë drejt çmimit.

Për të marrë pjesë:

  • Duhet të jeni mbajtës i kartës Mastercard Debit/Credit
  • Të realizoni minimumi 20 transaksione
  • Çdo transaksion duhet të ketë vlerë minimale 3,000 ALL

Çdo transaksion i vlefshëm funksionon si një “biletë” në shorte. Sa më shumë të paguani, aq më shumë rrisni shanset për të fituar. Në këtë fushatë përfshihen:

  • Pagesat në POS fizik
  • Pagesat online (e-commerce)
  • Transaksione brenda dhe jashtë Shqipërisë

Nëse përdorni si kartë debiti ashtu edhe krediti, pjesëmarrja llogaritet për secilën kartë.

Çfarë mund të fitoni?

Një fitues do të përzgjidhet në mënyrë rastësore dhe do të përfitojë një paketë ekskluzive për 2 persona në Monza, Itali:

  • Bileta avion për 2 persona
  • Akomodim 4 ditë / 3 net në hotel 4★ në Milano (04 - 07 Shtator 2026)
  • Transfertat aeroport - hotel - pistë
  • Mundësinë për të përjetuar nga afër eksperiencën e paharrueshme me ekipin McLaren Mastercard Formula 1
  • Eksperiencë emocionuese Hot Lap në një supermakinë McLaren
  • 1 Welcome Dinner, 1 darkë në Milano dhe 1 Farewell Dinner
  • Mëngjesi në hotel

Informacion i rëndësishëm:

  • Shorteu do të bazohet në të gjitha transaksionet e vlefshme dhe të shfaqura në statementin e kartëmbajtësve deri më 11.08.2026
  • Çmimi është i vlefshëm për 1 fitues + 1 shoqërues (mbi 18 vjeç)
  • Eksperiencat i nënshtrohen kushteve të organizatorëve të eventit
  • Në rast ndryshimi apo anulimi të eventit për arsye madhore dhe të jashtme, banka nuk mban përgjegjësi dhe nuk aplikohet kompensim alternativ

Mos e humbisni mundësinë! Përdorni kartën tuaj Mastercard çdo ditë dhe kthejeni çdo pagesë në një mundësi për të fituar një eksperiencë të paharrueshme në zemër të Formula 1.

Termat dhe Kushtet