Fushata bonus RIA Money Transfer

Merr para nga të dashurit e tu në çast, duke i tërhequr nga BKT Smart me kodin e RIA dhe përfito 200 lekë / 2 EUR / 2 USD / 2 GBP BONUS në veprimin e parë.

Termat & Kushtet e Fushatës

Periudha e Fushatës 

Fushata zhvillohet nga data 10 Mars 2026 deri më 10 Maj 2026. Vetëm transaksionet e para ne nivel klienti me RIA Money Transfer të kryera gjatë kësaj periudhe janë të vlefshme. 
 
Përfituesit 

Fushata është e hapur për të gjithë klientët individë të BKT që përdorin për herë të parë shërbimin RIA Money Transfer në BKT Smart.
Çdo individ mund të përfitojë vetëm një herë bonusin, pavarësisht numrit të transaksioneve të kryera gjatë periudhës së fushatës. 
 
Struktura e Bonusit 

Bonus 200 lekë / 2 EUR / 2 USD / 2 GBP jepet për çdo klient që kryen për herë të parë një transaksion me RIA Money Transfer në BKT Smart gjatë periudhës së fushatës.
Transaksioni i parë duhet të rezultojë i suksesshëm. Transaksionet e anuluara ose të refuzuara nuk merren në konsideratë.
 
Shpërndarja e Bonuseve 
  • Bonusi kreditohet në llogarinë rrjedhëse të klientit pranë BKT brenda muajit Maj 2026.
  • Bonus 200 lekë / 2 EUR / 2 USD / 2 GBP në varësi të monedhës së llogarisë ku është kryer veprimi.
  • Nëse llogaria mbyllet përpara se të kryhet kredidhënia, bonusi nuk përfitohet.
  • Vlerës së përfituar do t’i mbahet tatimi në burim në masën 15%.
Mëso më shumë për RIA Money Transfer në link Ria Money Transfer | Banka Kombetare Tregtare.
Për më shumë informacion ju lutemi na kontaktoni në info@bkt.com.al ose +355 4 22 66 288.