Lajmërime

28 Janar – Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvillon një fushatë ndërgjegjësuese me synim informimin dhe sensibilizimin e qytetarëve mbi rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale, veçanërisht në sektorin financiar.

Të dhënat personale janë pjesë e identitetit tuaj financiar dhe kërkojnë kujdes të veçantë në çdo ndërveprim dixhital. Për këtë arsye, ju ftojmë të jeni të vëmendshëm dhe të mos ndani asnjëherë informacion personal, fjalëkalime apo kode bankare me persona apo burime të paautorizuara, jashtë kanaleve zyrtare të komunikimit.

Mbrojtja e të dhënave personale është një përgjegjësi e përbashkët.

28 Janar – Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Lajmet e tjera

EMEA FINANCE VLERËSON BKT PËR TË KATËRMBËDHJETËN HERË "BANKA MË E MIRË VENDASE NË SHQIPËRI"
Tiranë, Shqipëri (10 Shkurt 2026) - Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar nga EMEA Finance si “Banka më e Mirë Vendase në Shqipëri” për vitin 2025, përgjatë Europe Banking Awards 2025.
28 Janar – Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvillon një fushatë ndërgjegjësuese me synim informimin dhe sensibilizimin e qytetarëve mbi rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale, veçanërisht në sektorin financiar
BKT drejtoi panelin “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE: A është sistemi financiar gati?” Në forumin për Evropën Qendrore dhe Lindore të Financial Times
BKT drejtoi panelin “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE: A është sistemi financiar gati?” Në forumin për Evropën Qendrore dhe Lindore të Financial Times