Lajmërime

JCR Eurasia Rating rivlerëson BKT me AAA (Alb) për të pestën herë radhazi

Tiranë, Shqipëri (8 prill,  2013) - JCR Eurasia Rating (JCR-ER) ka rivlerësuar për të pestën herë radhazi Bankën Kombëtare Tregtare sh.a. (BKT) me notën  ‘AAA  (Alb)’ dhe me një situatë “të qëndrueshme” në terma afatgjatë në nivel kombëtar, që tregon nivelin më të lartë të investimit. Për më tepër, JCR-ER ka përcaktuar Notën Afatgjatë Ndërkombëtare në Monedhë Huaj dhe Vendase të BKT-së në “BB+”.
JCR Eurasia Rating  është filiali Euroaziatik i Agjencisë Japoneze të Vlerësimit, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë. 

AAA (Alb) është nota më e lartë e mundshme brenda tregut vendas dhe tregon që BKT është institucioni bankar më i besueshëm dhe më i fortë financiarisht në Shqipëri.

JCR-ER ka vërejtur se BKT ka arritur rezultate të suksesshme dhe ka regjistruar rritje shumë mbi mesataren e sektorit në të gjitha segmentet në vitin 2012, duke përforcuar pozicionin e saj si banka e dytë më e madhe në vend dhe duke marrë hapa seriozë drejt vendit të parë. Burimet e brendshme të krijuara të Bankës të mirëkapitalizuar do të vazhdojnë të jenë dinamikë për rritjen e saj të lartë.

BKT është banka e dytë me e madhe  dhe më e vjetër bankë tregtare në Shqipëri me një total prej 2.3 miliardë USD në asete dhe 1.9 miliardë dollarë në depozita. Rrjeti i BKT përfshin 83 degë, nga të cilat 59 janë të vendosura në Shqipëri dhe 24 prej tyre në Kosovë, duke e bërë BKT-në bankën më të madhe shqiptare në rajon.

Lajmet e tjera

BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
Muaji i Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm
Gjatë muajit Maj 2026, Grupi i Auditimit të Brendshëm në BKT shënoi Muajin e Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm me një sërë aktivitetesh të konceptuara për të forcuar kuptimin mbi profesionin dhe për të nxitur dialogun në të gjithë bankën.