Lajmërime

AGJENCIA E SIGURIMIT TË DEPOZITAVE PËRZGJODHI BANKËN KOMBËTARE TREGTARE TË PARËN NË LISTËN PARAPRAKE TË BANKAVE AGJENTE PËR KRYERJEN E PROCESIT TË KOMPENSIMIT TË DEPOZITAVE.  


Tiranë, Shqipëri (24 Janar, 2018) – Banka Kombëtare Tregtare (BKT), u rendit e para në listën paraprake, prej vetëm 3 bankash, të përzgjedhura nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) si banka agjente për kryerjen e procesit të kompensimit të depozitave.

ASD, në datën 24.07.2017, nisi procedurën e përzgjedhjes së bankave agjente në listën paraprake, duke ftuar të gjitha bankat anëtare të skemës së sigurimit të depozitave për paraqitjen e shprehjeve të interesit. ASD përfundoi procesin e vlerësimit, i cili u finalizua me Vendimin e Këshillit Drejtues të Agjencisë nr. 23, datë 3.10.2017 “Mbi përzgjedhjen e bankave agjente në listën paraprake për kryerjen e procesit të kompensimit”, në përputhje me të gjitha kriteret, ku BKT u rendit e para në listën paraprake të 3 bankave të përzgjedhura.

Në vijim të këtij procesi, BKT dhe ASD kanë finalizuar me sukses të gjitha detajet dhe në datën 24 Janar 2018, Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit të BKT, Z. Seyhan Pencabligil dhe Drejtori i Përgjithshëm i ASD, Z. Genci Mamani, nënshkruan kontratën për ekzekutimin e procesit të kompensimit të depozitave.

Kjo iniciativë e re e ASD thekson edhe një herë se sistemi bankar po ndërton mekanizmat dhe infrastrukturën e nevojshme për konsolidimin e stabilitetit të sektorit financiar dhe ruajtjen e elasticitetit të sistemit bankar në rast të situatave të papritura.

Agjencia e Sigurimit të Depozitave u krijua në vitin 2002 dhe kryen aktivitetin e saj në bazë të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar. ASD administron skemën e sigurimit të depozitave, e detyrueshme për të gjitha bankat e nivelit të dytë, e cila mbulon depozitat  deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë.  

BKT, e themeluar në 1925, është banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri.  Me një total asetesh prej 3.6 miliard dollarë dhe 2.9 miliard dollarëdepozita, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet rrjetit prej 93 degësh, 67 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.
Për më shumë informacion, vizitoni: www.bkt.com.al

Lajmet e tjera

BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.
JCR Eurasia Rating konfirmon BKT me notën ‘'AAA (Alb)''
​JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A dhe ka konfirmuar notën e vlerësimit ‘’AAA (alb)’’
Intervistë për revistën Monitor, Shtator 2023 nga Z. Seyhan Pencablıgil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT
Në një intervistë për revistën Monitor, Z. Seyhan Pencablıgil Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT flet rreth ecurisë së BKT gjatë vitit 2023 dhe pritshmëritë për periudhën në vijim