Lajmërime

JCR Eurasia Rating vlerëson BKT-në me AA (Alb) për Qeverisjen e Korporatës


Një vlerësim i tillë jepet për herë të parë në Shqipëri
Tiranë, (12 tetor, 2012) JCR EurasiaRating, duke vlerësuar praktikat eBKT-së për Qeverisjen e Korporates , ka vlerësuar me notën AA (Alb) nivelin e përputhshmërisë së tyre me Kodin Shqiptar të Qeverisjes së Korporatave dhe rregulloreve të vendosuranga Ministria e Financave. 
Kodi, i cili u hartua nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë tëIFC-së, është aprovuar nga Këshilli Konsultativ i Biznesit gjatë dhjetorit 2011 dhe është publikuar në fillim të këtij viti. Kodi përmban 14 parime bazë dhe është në përputhje me parimet e OECD-së dhe praktikat më të mira të Qeverisjes së Korporatave.  
Nota që i është dhënë BKT-së tregon një Nivel Përputhshmërie të Meritës me parimet e kodit. 
JCR Eurasia Rating  është filiali Euroaziatik i Agjencisë Japoneze të Vlerësimit, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë. 
JCR-ER ka vënë re që BKT ka një strukturë organizative transparente dhe të mirë-përcaktuar me detyra dhe përgjegjësi të qarta, të shoqëruara me një menaxhim të kualifikuar, sisteme funksionale monitorimi, auditimi, përputhshmërie dhe menaxhimi risku si dhe marrëdhënie të shëndetshme të bazuara mbi mirëbesimin e ndërsjellë mes menaxhimit, aksionerëve dhe autoriteteve rregullatore. BKT zbaton në mënyrë të suksesshme praktikat e rekomanduara nga Parimet e Qeverisjes së Korporatave të OECD-së, të cilat nuk janë pjesë e Kodit aktual të Qeverisjes së Korporatave në Shqipëri – një fakt ky që nuk ndikon vlerësimin e Bankës. Gjithsesi, zbatimi i suksesshëm i këtyre praktikave nga menaxhimi i Bankës ndikon pozitivisht në cilësinë e qeverisjes së saj.
BKT është kompania e parë në Shqipëri që vlerësohet për përputhjen me kodin e qeverisjes së korporatave. Kjo gjë vërteton edhe një herë që BKT sjell risi jo vetëm në fushën e produkteve dhe shërbimeve por edhe në cilësinë e menaxhimit. 

Lajmet e tjera

BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
Muaji i Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm
Gjatë muajit Maj 2026, Grupi i Auditimit të Brendshëm në BKT shënoi Muajin e Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm me një sërë aktivitetesh të konceptuara për të forcuar kuptimin mbi profesionin dhe për të nxitur dialogun në të gjithë bankën.