Lajmërime

JCR Eurasia Rating konfirmon vlerësimin e BKT-së me AA(Alb) për Qeverisjen e Korporatës

Tiranë, (10 tetor, 2013) - JCR Eurasia Rating, duke vlerësuar praktikat e BKT-së për Qeverisjen e Korporates, ka rikonfirmuar notën AA(Alb) nivelin e përputhshmërisë së tyre me Kodin Shqiptar të Qeverisjes së Korporatave dhe rregulloreve të vendosura nga Ministria e Financave. Nota AA(Alb) që i është dhënë BKT-së tregon një Nivel Përputhshmërie të Meritës me parimet e kodit. 
JCR-ER ka vënë re që BKT ka ruajtur nivelin e arritur 12 muaj më parë gjatë vlerësimit fillestar me një strukturë organizative transparente dhe të mirë-përcaktuar, me detyra dhe përgjegjësi të qarta, të shoqëruara me një menaxhim të kualifikuar, sisteme funksionale monitorimi, auditimi, përputhshmërie dhe menaxhimi risku si dhe marrëdhënie të shëndetshme të bazuara mbi mirëbesimin e ndërsjellë mes menaxhimit, aksionerëve dhe autoriteteve rregullatore. 
BKT është kompania e parë në Shqipëri e vlerësuar për përputhjen me kodin e qeverisjes së korporatave. Kjo gjë vërteton edhe një herë që BKT sjell risi jo vetëm në fushën e produkteve dhe shërbimeve por edhe në cilësinë e menaxhimit.
JCR Eurasia Rating është filiali Euroaziatik i Agjencisë Japoneze të Vlerësimit, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë. 

Lajmet e tjera

BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
Muaji i Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm
Gjatë muajit Maj 2026, Grupi i Auditimit të Brendshëm në BKT shënoi Muajin e Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm me një sërë aktivitetesh të konceptuara për të forcuar kuptimin mbi profesionin dhe për të nxitur dialogun në të gjithë bankën.