Lajmërime

AMBASADORI I PAKISTANIT RIYAZ INAUGURON KONSULLATËN E NDERIT TË REPUBLIKËS ISLAMIKE TË PAKISTANIT NË SHQIPËRI


Tiranë, Shqipëri (16 Mars 2016) – Konsullata e Nderit e Republikës Islamike të Pakistanit është hapur dje në Tiranë. Ambasadori i Pakistanit në Shqipëri, Shkëlqesia e tij Ambasadori Nadeem Riyaz inauguroi Konsullatën e Nderit në një pritje zyrtare.
Gjatë fjalës së rastit ambasadori Riyaz theksoi se Pakistani dhe Shqipëria gëzojnë lidhje të ngushta dypalëshe. Hapja e Konsullatës së Nderit do të ndihmojë në forcimin e marrëdhënieve të mëtejshme. Në mënyrë të veçantë ka vend për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike, të biznesit, marrëdhëniet kulturore, si edhe ato ndërmjet njerëzve. Duke prezantuar Konsullin e Nderit të Pakistanit, Z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), i cili i ka rrënjët nga Pakistani, Ambasadori shprehu shpresën se Konsulli i Nderit do të jetë në gjendje për të përmbushur këtë objektiv.
Zëvendësministri i Jashtëm shqiptar, Z. Selim Belortaja, u shpreh se paraqitja e kredencialeve nga Ambasadori i Pakistanit dhe hapja e Konsullatës së Nderit paraqesin dy hapa të mëdhenj në drejtim të realizimit të pritshmërive të të dy vendeve për zhvillimin e marrëdhënieve të ngushta dypalëshe. Ai vlerësoi vendimin e qeverisë pakistaneze për emërimin e Dr. Pencapligil si Konsullin e Nderit, pasi ai është një personalitet i rëndësishëm jo vetëm në sektorin banker, por dhe në atë akademik, kërkimor dhe akademik. 
Konsulli i Nderit Z. Pencabligil theksoi se ka një potencial të madh për përmirësimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai theksoi angazhimin e tij veçanërisht për të rritur aktivitetin ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.
Konsullata do të ketë selinë e saj në zyrat qëndrore të BKT-së në Bulevardin. Zhan d'Ark.

Lajmet e tjera

Muaji i Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm
Gjatë muajit Maj 2026, Grupi i Auditimit të Brendshëm në BKT shënoi Muajin e Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm me një sërë aktivitetesh të konceptuara për të forcuar kuptimin mbi profesionin dhe për të nxitur dialogun në të gjithë bankën.
Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2026”
NEW YORK, 16 mars 2026 – Global Finance shpalli çmimet e saj për të 33-in vit radhazi për bankat më të mira në botë për vitin 2026.
EMEA Finance vlerëson BKT për të katërmbëdhjetën herë "Banka më e Mirë Vendase në Shqipëri"
Tiranë, Shqipëri (10 Shkurt 2026) - Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar nga EMEA Finance si “Banka më e Mirë Vendase në Shqipëri” për vitin 2025, përgjatë Europe Banking Awards 2025.