Lajmërime

Tiranë, Shqipëri (27 Janar, 2021) – Banka Kombëtare Tregtare (BKT), u rendit e para në listën paraprake, prej vetëm 3 bankash, të përzgjedhura nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) si banka agjente për kryerjen e procesit të kompensimit të depozitave.

ASD, në datën 18.09.2020, nisi procedurën e përzgjedhjes së bankave agjente në listën paraprake, duke ftuar të gjitha bankat anëtare të skemës së sigurimit të depozitave për paraqitjen e shprehjeve të interesit. ASD përfundoi procesin e vlerësimit, i cili u finalizua me Vendimin e Këshillit Drejtues të Agjencisë nr.39, datë 15.12.2020 “Mbi përzgjedhjen e bankave agjente në listën paraprake për kryerjen e procesit të kompensimit”, në përputhje me të gjitha kriteret, ku BKT u rendit e para në listën paraprake të 3 bankave të përzgjedhura.

Në vijim të këtij procesi, BKT dhe ASD kanë finalizuar me sukses të gjitha detajet dhe në datën 27 Janar 2021, Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit të BKT, Z. Seyhan Pencablıgil dhe Drejtori i Përgjithshëm i ASD, Z. Genci Mamani, nënshkruan kontratën për ekzekutimin e procesit të kompensimit të depozitave.

Kjo iniciativë e re e ASD thekson edhe një herë se sistemi bankar po ndërton mekanizmat dhe infrastrukturën e nevojshme për konsolidimin e stabilitetit të sektorit financiar dhe ruajtjen e elasticitetit të sistemit bankar në rast të situatave të papritura.

Agjencia e Sigurimit të Depozitave u krijua në vitin 2002 dhe kryen aktivitetin e saj në bazë të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar. ASD administron skemën e sigurimit të depozitave, e detyrueshme për të gjitha bankat e nivelit të dytë, e cila mbulon depozitat  deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë.  

Themeluar në vitin 1925, BKT është banka më e madhe dhe më e vjetër tregtare në Shqipëri. Me një vlerë totale të asetit prej 4.9 miliard dollarë dhe depozita totale prej 3.9 miliard dollarë, BKT u shërben klientëve të saj përmes një rrjeti prej 92 degë, nga të cilat 64 janë të vendosura  Shqipëri dhe 28 në Kosovë.

Lajmet e tjera

BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
Muaji i Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm
Gjatë muajit Maj 2026, Grupi i Auditimit të Brendshëm në BKT shënoi Muajin e Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm me një sërë aktivitetesh të konceptuara për të forcuar kuptimin mbi profesionin dhe për të nxitur dialogun në të gjithë bankën.