Lajmërime

BKT RIZGJIDHET SI BANKA E VITIT 2011 NGA REVISTA BRITANIKE EMEA FINANCE
Londër, Mbretëri e Bashkuar (17 maj, 2012) – Banka Kombëtare Tregtare, e cila është zgjedhur për të dytin vit rradhazi  si “Banka Lokale Më e Mirë e Vitit në Shqipëri për vitin 2011” e mori këtë çmim gjatë Darkës për Bamirësi të zhvilluar më 17 maj 2012. Ceremonia u organizua nga Exporta EMEA Finance Ltd., në Law Society’s Hall, Londër. 

Botuesi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Exporta EMEA Finance Ltd., Z. Christopher Moore u shpreh se kishin mbetur shumë të impresionuar nga rritja mbresëlënëse, performanca e lartë dhe inovacionet e BKT-së. Në ceremoni morën pjesë  Z. Mehmet Usta, Kryetar i Bordit Drejtues dhe Z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të BKT-së. Gjatë ceremonies Z. Pencabligil tha se marrja e çmimeve të këtilla prestigjioze dhe pjesëmarrja në ceremoni të tilla të rëndësishme tashmë ishte kthyer në rutinë, pasi ky ishte vetëm një nga çmimet e shumta që Banka ka marrë.

EMEA Finance është një nga revistat financiare më të rëndësishme në botë, që ndjek zhvillimet në tregjet financiare të Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. EMEA Finance shpërndan çdo vit çmimet për bankat dhe institucionet financiare më të mira në këto tregje.

BKT, e cila së fundi festoi 86 vjetorin e saj, është banka e dytë më e madhe dhe njëkohësisht banka më e vjetër tregtare në Shqipëri me 2.1 miliard dollarë asete dhe 1.7 miliard dollarë depozita. BKT zotëron një rrjet prej 82 degësh, 59 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 23 në Kosovë, duke e renditur BKT-në si banka më e madhe shqiptare në rajon. BKT është vlerësuar së fundmi si ”Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2011” nga revista prestigjioze britanike “The Banker” dy herë rresht dhe tre herë gjithsej. 

Lajmet e tjera

BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
Muaji i Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm
Gjatë muajit Maj 2026, Grupi i Auditimit të Brendshëm në BKT shënoi Muajin e Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm me një sërë aktivitetesh të konceptuara për të forcuar kuptimin mbi profesionin dhe për të nxitur dialogun në të gjithë bankën.