EMEA FINANCE ZGJEDH BKT PËR TË SHTATËN HERË SI BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI
Vienë, Austri (Qershor, 2017) – Çmimet dhe vlerësimet vazhdojnë të reflektojnë suksesin e BKT në sektorin bankar. Banka Kombëtare Tregtare është zgjedhur për të shtatin vit rradhazi si “Banka më e Mirë në Shqipëri për vitin 2016” nga revista prestigjoze EMEA Finance.
EMEA Finance, një nga revistat financiare më të rëndësishme në botë, ndjek zhvillimet në tregjet financiare të Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës, dhe shpërndan çdo vit çmimet për bankat dhe institucionet financiare më të mira.
Sikurse edhe në vitet e kaluara BKT rikonfirmon rrugën e duhur që po ndjek në drejtim të shërbimit me cilësi të lartë, risive teknologjike, zgjerimit, stabilitetit financiar dhe përfitueshmërisë të lartë.
Ky çmim dëshmon se BKT është udhëheqëse e tregut në cilësi, risi të menaxhimit dhe shërbimit si dhe ekspertizës për të ndihmuar dhe zgjeruar klientelën e saj.
BKT, e themeluar në 1925, është banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri. Me një total asetesh prej 3.1 miliard dollarë dhe 2.4 miliard dollarë depozita, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet rrjetit të saj prej 93 degësh, 67 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.
Për më shumë informacion, vizitoni: www.bkt.com.al
Lajmet e tjera
BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
