Lajmërime

 “EUROMONEY” RIVLERËSON BKT-në si “BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI” PËR TË PESTËN HERË RADHAZI

Tiranë, Shqipëri (6 Korrik, 2016) – Revista Euromoney ka rivlerësuar BKT-në si “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2016” në mbrëmjen gala të zhvilluar në Londër më 6 Korrik 2016. Kjo është hera e pestë radhazi që BKT merr këtë çmim të nderuar në fushën e industrisë së shërbimeve financiare.

Z. Mehmet Usta, Kryetari i Bordit Drejtues të Bankës, gjatë fjalimit të marrjes së çmimit u shpreh: "Ne jemi krenar që për të pestin vit radhazi marrim çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri”, dhe është një nder i vërtetë të marrësh këtë çmim nga një revistë prestigjioze si Euromoney. Ne jemi të vetëdijshëm dhe krenarë për përpjekjet e jashtëzakonshme pas këtij suksesi të vazhdueshëm, dhe mirënjohës që kjo punë e madhe nuk ka kaluar pa u vënë re. Falenderime të veçanta për të gjithë punonjësit të cilët së bashku me klientët dhe bashkëpunëtorët tanë kanë bërë të mundur arritjen e këtij suksesi. Në ditët e sotme, Bankat janë pjesë e pandarë e çdo ekonomie dhe çdo shoqërie, dhe për sa kohë ne do të fokusohemi në rolin tonë thelbësor në shoqëri, “të ndihmojmë konsumatorët duke i ofruar besim dhe siguri”, unë kam besim të plotë se BKT do të vazhdojë të përmirësohet dhe të vlerësohet me të gjitha çmimet më prestigjioze në industrinë bankare".
Euromoney është një nga revistat financiare më të rëndësishme në botë. Për më shumë se 20 vjet, revista vlerëson sistemet bankare dhe tregjet e aseteve globale. Vlerësimi për të pestin vit radhazi i BKT si “Banka më e Mirë në Shqipëri”, konfirmon pozicionin e saj si bankë novatore, financiarisht e fortë dhe lider në sektorin bankar shqiptar. Çmimi vjen menjëherë pas vlerësimeve të ngjashme nga dy revista të tjera prestigjioze, The Banker dhe EMEA Finance, të cilat vlerësuan BKT si Banka më e Mirë në Shqipëri.
BKT, e themeluar në 1925, është banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri.  Me një total asetesh prej 2.8 miliard dollarë dhe 2.3 miliard dollarëdepozita, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet  rrjetit të saj prej 91 degësh, 65 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.
 

Lajmet e tjera

BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.
JCR Eurasia Rating konfirmon BKT me notën ‘'AAA (Alb)''
​JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A dhe ka konfirmuar notën e vlerësimit ‘’AAA (alb)’’
Intervistë për revistën Monitor, Shtator 2023 nga Z. Seyhan Pencablıgil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT
Në një intervistë për revistën Monitor, Z. Seyhan Pencablıgil Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT flet rreth ecurisë së BKT gjatë vitit 2023 dhe pritshmëritë për periudhën në vijim