Lajmërime


Tirana, Shqipëri – Çmimet dhe vlerësimet vazhdojnë të reflektojnë suksesin e Bankës Kombëtare Tregtare në sektorin bankar. BKT është zgjedhur për të tetin vit rradhazi si “Banka më e Mirë në Shqipëri për vitin 2017” nga revista prestigjoze EMEA Finance, e cila shpërndan çdo vit çmimet për bankat dhe institucionet financiare më të mira. EMEA Finance theksoi se vetëm institucionet financiare më të mira, të cilat mirëpresin ndryshimet në mjedisin dhe fushën ku veprojnë, duke evidentuar se BKT jo vetëm diti të përfitonte nga oportunitetet e tregut, por vazhdoi ristrukturimin, ndryshimin dhe përshtatjen e bankës për vitet në vazhdim, si edhe për sfidat e ardhshme të parashikuara dhe të paparashikuara.

BKT, e themeluar në 1925,  është banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri.  Me një total asetesh prej 3.7 miliard dollarë dhe 2.9 miliard dollarëdepozita, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet  rrjetit të saj prej 94 degësh, 67 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 27 në Kosovë.

Lajmet e tjera

JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të “Banka Kombëtare Tregtare Sh.A.” në kategorinë e nivelit të investimit me cilësinë më të lartë të kreditit.
Mbrëmje gala në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor
Banka Kombëtare Tregtare, institucioni financiar më i madh në vend, kremtoi 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala
BKT inauguron degën e restauruar dhe rinovuar në Vlorë – Një urë midis trashëgimisë dhe të ardhmes