Lajmërime

“EUROMONEY” KONFIRMON BKT SI “BANKËN MË TË MIRË NË SHQIPËRI” PËR VITIN 2013
Tiranë, Shqipëri (12 korrik, 2013) - Banka Kombëtare Tregtare i shton një tjetër çmim koleksionit të vlerësimeve ndërkombëtare. Risitë në ofrimin e shërbimeve bankare dhe menaxhimi i suksesshëm financiar i kanë dhënë për të dytin vit radhazi çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri” për vitin 2013 nga revista prestigjioze ndërkombëtare financiare “Euromoney”. Çmimi iu dorëzua Kryetarit të Bordit Drejtues të Bankës, z. Mehmet Usta dhe Drejtorit të Përgjithshëm dhe Anëtarit të Bordit të saj, z. Seyhan Pencabligil, në mbrëmjen gala të zhvilluar në Londër. 
“Euromoney” është një ndër botimet financiare lider në botë. Prej më shumë se 20 vitesh, revista vlerëson sistemet bankare globale si dhe tregjet e kapitalit. Vlerësimi për të dytin vit rresht i BKT si “Banka më e mirë në Shqipëri”, konfirmon rritjen e kapaciteteve dhe rolit të bankës në sektorin bankar shqiptar. Ky çmim dëshmon se BKT është udhëheqëse e tregut në cilësi, risi të menaxhimit dhe shërbimit si dhe ekspertizës për të ndihmuar dhe zgjeruar klientelën e saj. 
Gjatë ndarjes së çmimeve në Londër, Kryetari i Bordit Drejtues z. Mehmet Usta theksoi se: “Jemi krenarë që jemi vlerësuar për rritjen tonë të qëndrueshme, përfitueshmërinë e lartë, produktet inovatore dhe shërbimin ndaj klientëve. Në qoftë se ne do të vazhdojmë të zbatojmë strategjinë tonë të rritjes paralelisht me vizionin tonë, ne do të vazhdojmë të jemi Banka Më e Mirë në Shqipëri, ashtu si dhe në të shkuarën kur jemi vlerësuar si Banka Më e Mirë në Shqipëri tre herë nga The Banker, tre herë nga EMEA Finance dhe dy herë nga Finance Central Europe.” 
CEO i vitit për Europën
Në maj 2013, Drejtori i Përgjithshëm i BKT, z. Seyhan Pencabligil, u vlerësua si “CEO i Vitit për Europën” nga revista EMEA Finance.  Z. Seyhan Pencabligil, i cili ka drejtuar Bankën që nga privatizimi i saj në vitin 2000 dhe ka rritur kthimin mbi kapitalin mesatarisht 27% për 13 vjet rresht, luan një rol shumë të rëndësishëm jo vetëm në performancën e lartë të BKT-së, por edhe në menaxhimin e Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe ICC Albania, ku kryen detyrën e Kryetarit të Bordit.  

Një nga dy bankat më të mëdha
BKT është banka e dytë më e madhe në Shqipëri me 2.4 miliard dollarë asete dhe 1.9 miliard dollarë depozita. BKT është banka më e vjetër tregtare në vend, me një rrjet prej 83 degësh, 59 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 24 në Kosovë, duke e bërë BKT-në bankën më të madhe shqiptare në rajon. Që nga privatizimi në vitin 2000, BKT është e vetmja bankë në Shqipëri që është vlerësuar vazhdimisht me notën më të lartë nga Moody’s dhe JCR Eurasia Rating.
Kthimi në një bankë rajonale
Pavarësisht rritjes së ulët ekonomike në Shqipëri, BKT ka mundur të jetë banka e vetme në Shqipëri që ka rritur pjesën e tregut dhe përfitueshmërinë.  Z. Pencabligil u shpreh se: “Megjithë ulje ngritjet në ekonominë europiane dhe botërore, rritja e qëndrueshme dhe performanca fitimprurëse e BKT-së kanë bërë diferencën me bankat e tjera. Suksesi që kemi arritur në Shqipëri na bën më të guximshëm në vlerësimin e mundësive për të zgjeruar prezencën tonë në rajon.”

Lajmet e tjera

BKT “BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI PËR VITIN 2022” - GLOBAL FINANCE
NEW YORK, 25 Mars 2022- Global Finance shpalli çmimet e saj për të 29-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qëndrore dhe Lindore për vitin 2022.
BANKA KOMBËTARE TREGTARE MBËSHTET JAVËN E PARASË 2022
​Tiranë, Shqipëri (24 Mars, 2022) – Java e Parasë është një festë mbarë botërore e parasë, me fokus ndërgjegjësimin e brezit të ri për mirë-menaxhimin e financave të tyre për një të ardhme të sigurt, duke pasur parasysh mundësitë që ju ofrohen në Shqipëri.
BKT MORI PJESË NË EKSPOZITËN “UNË KAM NJË ËNDËRR" - UN WOMEN
Tiranë, Shqipëri, (8 Mars 2022) – Z. Seyhan Pencablıgil Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) mori pjesë në ekspozitën “Unë kam një ëndërr…”