Joseph D. Giarraputo, botues dhe drejtor redaksie i Global Finance në njoftimin për shtyp deklaroi se "Me botën financiare në një gjendje trazirash nga pushtimi rus i Ukrainës, liderët e korporatave përballen me një grup sfidash të reja në lidhje me zgjedhjen e marrëdhënieve të tyre bankare. Pas vështirësive të mëdha të shkaktuara nga pandemia, këto ndryshime kërkojnë vëmendje më të madhe ndaj marrëdhënieve tregtare globale. Çmimet tona mbështesin vendimmarrësit në përzgjedhjen e partnerëve më të mirë financiarë.”
Global Finance thekson se fituesit e çmimeve të këtij viti janë ato banka që trajtuan me kujdes e përkushtim nevojat e klientëve në tregje në zhvillim dhe arritën rezultate më të mira duke hedhur themelet e sukseseve të ardhshme.
Të gjitha përzgjedhjet u bënë nga redaktorët e Global Finance pas konsultimeve të gjera me drejtues financiarë të korporatave, bankierë, konsulentë bankarë dhe analistë në mbarë botën. Në përzgjedhjen e këtyre bankave kryesore, Global Finance mori në konsideratë faktorë sasiorë objektiv dhe subjektiv.
Në kriterët objektiv të vlerësuar përfshiheshin: rritja e aseteve, përfitueshmëria, shtrirja gjeografike, marrëdhëniet strategjike, zhvillimet dhe inovacionet e reja në produkte bankare. Ndërsa në kriterët subjektiv përfshiheshin opinionet e analistëve të kapitalit, analistëve të vlerësimit të kredisë, konsulentëve bankarë dhe të ekspertëve të tjerë të përfshirë në industrinë bankare.
Lajmet e tjera
BANKA KOMBËTARE TREGTARE MBËSHTET JAVËN E PARASË 2022
Tiranë, Shqipëri (24 Mars, 2022) – Java e Parasë është një festë mbarë botërore e parasë, me fokus ndërgjegjësimin e brezit të ri për mirë-menaxhimin e financave të tyre për një të ardhme të sigurt, duke pasur parasysh mundësitë që ju ofrohen në Shqipëri.