Lajmërime

BKT ndihmon familjet në nevojë të 50 nxënësve të shkollës Mustafa Kemal Ataturk 
Tiranë, 16 nëntor 2012 – Banka Kombëtare Tregtare, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë, në kuadër të politikave të përgjegjshmërise sociale dhuroi sot 50 pako me ndihma për familjet  e 50 nxënësve të Shkollës Mustafa Qemal Ataturk në Zall Herr. 
Shpërndarja e pakove, të cilat përmbanin ushqime dhe materiale të tjera pastrimi dhe higjiene të mjaftueshme për të përballuar nevojat e një muaji, u bë në praninë e Zv. Ambasadores së Republikës së Turqisë në Tiranë, znj. Bengu Tetik, si dhe përfaqësuesve nga BKT z. Cuneyt Eriguc dhe z. Fatih Karli.

Lajmet e tjera

Muaji i Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm
Gjatë muajit Maj 2026, Grupi i Auditimit të Brendshëm në BKT shënoi Muajin e Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm me një sërë aktivitetesh të konceptuara për të forcuar kuptimin mbi profesionin dhe për të nxitur dialogun në të gjithë bankën.
Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2026”
NEW YORK, 16 mars 2026 – Global Finance shpalli çmimet e saj për të 33-in vit radhazi për bankat më të mira në botë për vitin 2026.
EMEA Finance vlerëson BKT për të katërmbëdhjetën herë "Banka më e Mirë Vendase në Shqipëri"
Tiranë, Shqipëri (10 Shkurt 2026) - Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar nga EMEA Finance si “Banka më e Mirë Vendase në Shqipëri” për vitin 2025, përgjatë Europe Banking Awards 2025.