Lajmërime

Tiranë, Shqipëri (28 Mars, 2017) – Java e Parasë është një festë mbarë botërore e parasë, me fokus ndërgjegjësimin e studentëve për mirë-menaxhimin e financave të tyre për një të ardhme të sigurt, duke pasur parasysh mundësitë që ju ofrohen në Shqipëri.

Banka Kombëtare Tregtare në mbështetje të Javës së Parasë, vlerësoi dhe mbështeti financiarisht konkursin “Sikur të ishim Bankierë” me studentët më të mirë të Departamentit të Financës së Fakulteteve Ekonomike të disa Universiteteve të përzgjedhura.

Studentët më të mirë të Degës Financë-Bankë paraqitën përpara jurisë një ofertë financiare për kompaninë Hydro Power Plant Company. Të tre skuadrat e dala nga universitetet u sollën si banka, ndërkohë juria me përfaqësues nga AAB, BKT, dhe Universitetet u sollën si kompania që përzgjodhi ofertën më të mirë. 
Në përfundim të konkursit u dhanë disa çmime sipas kategorive për:

  • * Ekipin fitues,
  • * Për tre folësit më të mirë,
  • * si edhe për të gjithë pjesëmarrësit.

Lajmet e tjera

28 Janar – Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvillon një fushatë ndërgjegjësuese me synim informimin dhe sensibilizimin e qytetarëve mbi rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale, veçanërisht në sektorin financiar
BKT drejtoi panelin “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE: A është sistemi financiar gati?” Në forumin për Evropën Qendrore dhe Lindore të Financial Times
BKT drejtoi panelin “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE: A është sistemi financiar gati?” Në forumin për Evropën Qendrore dhe Lindore të Financial Times
JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të “Banka Kombëtare Tregtare Sh.A.” në kategorinë e nivelit të investimit me cilësinë më të lartë të kreditit.