Lajmërime

BKT – PJESËMARRËSE NË PANAIRIN E PUNËS, 2017

Tiranë, Shqipëri (29 Mars, 2017) – Banka Kombëtare Tregtare (BKT) në kuadër të mbështetjes për të nxitur dhe mbështetur krijimin e vendeve të reja të punës merr pjesë në Panairin e Punës 2017, i organizuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit, pranë Pallatit t ë Kongreseve nga data 29-31 Mars 2017. Ky panair, i cili zhvillohet me interesin e veçantë të Kryeministrit Z. Edi Rama dhe Ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Znj. Olta Xhaçka, është një mundësi ku konkretizohet përpjekja e punëdhënësit dhe punëmarrësit për të gjetur mënyra të vlefshme të plotësimit të vendeve të lira të punës.


BKT, banka më e vjetër tregtare në vend me një rrjet prej 93 degësh, mbështet dhe zhvillon prej disa vitesh programe të cilat janë të fokusuara në uljen e papunësisë në vend. Këto programe sigurojnë mbështetjen e të rinjve duke synuar krijimin e kushteve për rikthimin e tyre në tregun e punës.
Gjatë fjalimit të hapjes Zj. Olta Xhaçka theksoi se: “Punësimi është një nga argumentet më të përfolura prej vitesh, jo vetëm si një nevojë e çdonjërit prej nesh, por edhe si një nevojë kryesore  e një shoqërie që kërkon të ecë përpara. Rëndësinë e këtij aktiviteti e tregon sot pjesëmarrja edhe këtë vit e mbi 80 kompanive, të cilat kanë deklaruar rreth 5,000 vende pune”
BKT ofron mundësi punësimi për pozicione të ndryshme të sektorit bankar si edhe praktika punësimi për studentë.

Lajmet e tjera

Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".
BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.