BKT PRANË SEKTORIT TË NDËRTIMIT
Tiranë, Shqipëri (18 Prill, 2016) – BKT organizoi një takim miqësor me përfaqësues të biznesit në fushën e ndërtimit në ambjentet e hotel Sheraton. Në këtë takim të rëndësishëm për BKT morën pjesë sipërmarrës nga fusha e ndërtimit. Të pranishmit u përshëndetën nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të BKT Z. Pencabligil si edhe nga përfaqësuesi i shoqatës së ndërtuesve Z. Avenir Kika.
Gjatë fjalës së tij Z. Seyhan u shpreh se: “ Mbetemi me besimin që ditët e këqija kanë kaluar dhe ditë më të mira do të vijnë për këtë sektor. BKT ka qenë dhe do të jetë një nga mbështetësit kryesor të sektorit të ndërtimit në vend duke ditur se banka jonë luan një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimet e vendit duke kredituar bizneset dhe duke kontribuar aktivisht në zhvillimin e ekonomisë shqiptare”.
Të ftuarit u përshëndetën edhe nga Z. Kika ku theksoi se : “Aktualisht sektori i ndërtimit është i konsoliduar, ka likuiditet të mjaftueshëm falë mbështetjes konstante të bankave që operojnë në vend”.
Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për sektorin e ndërtimit për të mbledhur dhe për të ndarë mendimet, si dhe për të diskutuar njëkohësisht çështje kyçe që potencialisht mund të ndikojnë për këtë sektor.
BKT është banka më e vjetër tregtare në vend me total asetesh prej 2.8 miliard dollarë dhe 2.2 miliard dollarë depozita si edhe me një rrjet prej 90 degësh, 64 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.
Lajmet e tjera
BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
