Lajmërime

BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
 
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet. Ndërtesa është dëshmi e pothuajse 100 viteve histori. Banka e Shqipërisë u themelua në 29 nëntor 1925 dhe u transferua në ndërtesën aktuale të BKT Durrës në 9 nëntor 1928. Godina i është nënshtruar një rikonstruksioni të thellë dhe aktualisht gëzon statusin “Monument kulture i kategorisë së dytë”.
 
Në aktivitet morën pjesë Bordi Drejtues i BKT, drejtuesit e lartë dhe punonjës të bankës, prefekti  dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, klientë individë dhe biznesi të bankës dhe shumë partnerë të tjerë.
 
Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Bordit Drejtues të BKT Z. Mehmet Usta tha se
‘’ Rihapja e degës sonë Durrës nuk është thjesht një rinovim; ajo shënon fillimin e një epoke të re në modelin tonë të shërbimit që do të aplikohet për herë të parë në këtë degë. Në synojmë të ofrojmë një përvojë të shkëlqyer për klientët tanë, duke bashkuar dixhitalizimin, dizajnin modern dhe mbështetjen e stafit tonë profesional.
 
Degët tona të transformuara do të ofrojnë shërbim të personalizuar, duke kombinuar teknologjinë më të fundit me kontaktin njerëzor. Ne jemi të vetëdijshëm që bankingu nuk duhet të jetë një zgjidhje e vetme për të gjithë kërkesat, por një përvojë unike e përshtatur për çdo klient. Qoftë përmes inovacionit dixhital ose ndërveprimeve ballë për ballë, fokusi ynë është që të ofrojmë shërbime të leverdisshme, efektive dhe në respekt të individualitetit të çdo klienti.
 
Përzgjedhja e ndërtesës sonë më të vjetër për këtë transformim thekson angazhimin tonë për t’u përshtatur me nevojat e klientëve tanë shqiptarë duke ndërthurur traditën me bankingun modern. Ne jemi krenarë që jemi zgjedhja kryesore për gati një të tretën e çdo klienti depozitues në Shqipëri dhe lider në kreditë hipotekare dhe gjithashtu një bankë pionere në bankingun dixhital dhe sistemin e pagesave.’’
 
BKT është banka më e madhe në Shqipëri me një total aktivi deri në shtator 2023, prej 5.5 miliardë Euro duke zotëruar kështu 24.91% të aseteve totale të sistemit bankar në Shqipëri. Ajo operon në Shqipëri nëpërmjet 60 degëve dhe 3 agjencive doganore dhe u shërben më shumë se 800,000 klientëve.
 
Falë performancës së saj të lartë BKT është vlerësuar ndër vite me çmime të ndryshme prestigjioze si ‘’Banka më e Mirë në Shqipëri’’ nga institucione të mirënjohura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si The Banker, Global Finance, Euromoney, Emea Finance, Finance Central Europe etj. Aksioneri i vetëm i bankës është Çalık Holding, themeluar në vitin 1981 në Stamboll që operon në sektorë të ndryshëm duke përfshirë atë të energjisë, ndërtimit, tekstileve, minierave dhe financës.

Ne mendojmë që historiku i degës Durrës është një material interesant për të lexuar. Lexoje duke klikuar këtu.
 

Lajmet e tjera

BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.
JCR Eurasia Rating konfirmon BKT me notën ‘'AAA (Alb)''
​JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A dhe ka konfirmuar notën e vlerësimit ‘’AAA (alb)’’
Intervistë për revistën Monitor, Shtator 2023 nga Z. Seyhan Pencablıgil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT
Në një intervistë për revistën Monitor, Z. Seyhan Pencablıgil Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT flet rreth ecurisë së BKT gjatë vitit 2023 dhe pritshmëritë për periudhën në vijim