Më datë 13 Shtator 2011 u organizua Ceremonia e Diplomimit të brezit të parë të studentëve të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP).
Më datë 13 Shtator 2011 u organizua Ceremonia e Diplomimit të brezit të parë të studentëve të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP). Në këtë ceremoni morën pjesë Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Myqerem Tafaj, Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit z. Genc Pollo, Rektori i Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës, z. Mithat Mema, Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtari i Bordit Drejtues i Bankës Kombëtare Tregtare z. Seyhan Pencabligil dhe përfaqësues të institucioneve publike dhe private partnere me Programin FASTIP.
Në këtë ceremoni u diplomuan 17 studentë, 15 prej të cilëve patën nderin dhe kënaqësinë që bashkë me diplomat të merrnin edhe kontratat e tyre të punës duke u punësuar në pozicionet e lira të punës në BKT.
Z. Pencabligil u shpreh se ishte shumë i lumtur të shikonte të kthyer në realitet një iniciativë të guximshme por njëkohësisht shumë të domosdoshme për tregun, iniciativë kjo që është përqafuar dhe integruar në politikat e burimeve njerëzore të BKT-së.
Programi FASTIP sjell një risi në tregun arsimor në Shqipëri pasi bazuar në këtë program partneriteti biznes-universitet, studentët kanë mundësi që të kryejnë praktikën e tyre të punës ne ambientet e institucionit përgjegjës, duke u garantuar në këtë mënyrë edhe punësimin e menjëhershëm të tyre menjëherë pas diplomimit.
Lajmet e tjera
BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
