Lajmërime

Ceremonia e Diplomimit në FASTIP

Tiranë, Shqipëri (13 Dhjetor 2016) -  Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës (UAMD) organizoi ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP). Ceremonia u zhvillua në Durrës, në ambjentet e hotel “Harmonia”, më 13 Dhjetor 2016.

Banka Kombëtare Tregtare (BKT) është partneri kryesor nga biznesi për fakultetin e FASTIP pranë UAMD, dhe ka kontribuar masivisht gjatë këtyre 9 viteve në këtë program unik Partnershipi Publik-Privat, midis Qeverisë Shqiptare dhe Gjermane, Universitetit të Durrësit dhe Partnerë të Biznesit Shqiptar.

Në ceremoni ishin të pranishëm, Rektorja e UAMD, Znj. Kseanela Sotirofski, Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit të BKT, Z. Seyhan Pencabligil, përfaqësues të Pushtetit Vendor, si edhe përfaqësues të partnerëve mbështetës të këtij programi.

Gjate ceremonisë, Znj. Sotirofski, me rastin e 10 Vjetorit të UAMD, i dhuroi Z. Pencabligil titullin e nderit, “Doctor Honorius Causa”. Gjatë fjalimit të saj, Znj. Sotirofski, falenderoi Z. Pencabligil për kontributin dhe kujdesjen e tij të vecantë në realizimin dhe mbarëvajtjen e këtij projekti, pa të cilat gjithë këto arritje nuk do të ishin të mundura.

Z. Pencabligil, gjatë fjalimit të marrjes së çmimit u shpreh: “Jam i nderuar që jam pranë jush në mbrëmjen e sotme dhe mjaft i lumtur dhe i privilegjuar për këtë vlerësimin kaq të rëndësishëm. Ju falenderoj pa masë të gjithëve Ju, për këtë surprizë dhe kënaqësi të veçantë që më dhatë në këtë ceremoni të bukur të diplomimit të studentëve të FASTIP”. Ai përgëzoi studentët për këtë arritje duke evidentuar se: “Studentët e fakultetit FASTIP, kanë privilegjin e madh të studimit në një fakultet unik në Shqipëri, ku ndërthurin njohuritë teorike profesionale me të mësuarit nëpërmjet programeve praktike.” Ai mbylli fjalimi duke theksuar se “Banka Kombëtare Tregtare do të vazhdojë mbështetjen e studimeve në fakultetin FASTIP jo vetëm këtu, por edhe në Kosovë, duke bërë gjithçka që studimet e integruara pranë FASTIP, tani edhe në të ardhmen të shënojnë progres, duke e bërë atë një histori të vërtetë suksesi për edukimin e lartë. BKT, deri më sot, ka punësuar 97 të diplomuar nga fakulteti i FASTIP (9% e stafit aktual të bankës), ka sponsorizuar 154 studentë, 44 studentë  nga të cilët ndjekin këtë vit akademik”.

Lajmet e tjera

BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
Muaji i Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm
Gjatë muajit Maj 2026, Grupi i Auditimit të Brendshëm në BKT shënoi Muajin e Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm me një sërë aktivitetesh të konceptuara për të forcuar kuptimin mbi profesionin dhe për të nxitur dialogun në të gjithë bankën.