Lajmërime

Ceremonia e Inagurimit “Dega Çorovodë”. 
Tiranë, Shqipëri (7 Prill, 2017) – Banka Kombëtare Tregtare (BKT) organizoi ceremoninë e inagurimit të degës së saj më të re, “Dega Çorovodë”.  Në ceremoni ishin të pranishëm, Kryetar i Kuvendit Z. Ilir Meta, Kryetar i Bashkisë Çorovodë Z. Nesim Spahiu, Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit të BKT, Z. Seyhan Pencabligil, Deputetë të zonës, përfaqësues të Pushtetit Vendor, klientë, sipërmarrës dhe përfaqësues të komunitetit lokal.

Të pranishmit u përshëndetën nga Kryetari i Bashkisë Çorovodë, Z. Spahiu, i cili përgëzoi BKT-në për investimin e realizuar dhe ofrimin e një mundësie të shkëlqyer për të gjithë qytetarët e Çorovodës dhe rajonit të Skraparit.

Në fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit, Z. Meta, nënvizoi zhvillimet ekonomike të rajonit të Skraparit dhe mundësitë e reja që BKT, përmes shërbimeve cilësore dhe profesionale, do të ofrojë për sipërmarrësit lokalë duke ndikuar pozitivisht në zhvillimet ekomomike të rajonit.

Z. Pencabligil shtoi se: “ Përkrah ofrimit të një game shumë të gjerë dhe të larmishme produktesh dhe shërbimesh, BKT bazuar në besimin e plotë mbi stabilitetin aktual ekonomik dhe perspektivën ekonomike të vendit, ndryshe nga konkurrentët tanë, vazhdon me strategjinë për të zgjeruar rrjetin e degëve në territorin e Shqipërisë”. Ai i shprehu mirënjohjen e tij personale, zotit Spahiu, për mbështetjen tërësore të treguar në realizimin e këtij investimi dhe shtoi se "Unë jam i bindur, bazuar në përvojat tona të mëparshme, se ky investim do të ofrojë përfitime të mëdha për ekonominë lokale dhe për të gjithë qytetarët e Çorovodës dhe të rajonit të Skraparit".

BKT, e themeluar në 1925, është banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri, me 3.1 miliard dollarë asete dhe 2.4 miliard dollarë depozita. BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet një rrjeti prej 93 degësh, 67 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 26 në Kosovë, duke e bërë BKT-në bankën më të madhe shqiptare në rajon.

Lajmet e tjera

BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
Muaji i Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm
Gjatë muajit Maj 2026, Grupi i Auditimit të Brendshëm në BKT shënoi Muajin e Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm me një sërë aktivitetesh të konceptuara për të forcuar kuptimin mbi profesionin dhe për të nxitur dialogun në të gjithë bankën.