Lajmërime

Tiranë, Shqipëri (10 Gusht, 2023)Banka Kombëtare Tregtare nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën Britanike duke bashkë-sponsorizuar programin e bursave “Chevening”. 
 
BKT përmes këtij partneriteti ka si qëllim nxitjen e të rinjve shqiptarë të ndjekin programe akademike prestigjioze, për të fituar njohuri dhe eksperiencë ndërkombëtare duke kontribuar më pas në shërbim të vendit tonë. Ambasada Britanike inkurajon bashkëpunimin në fushën e arsimit edhe falë mbështetjes së partnerëve të saj.
Qëllimet e programit “Chevening” janë:
 
  • Të tërheqë dhe të përzgjedhë nga e gjithë bota ata studentë që demonstrojnë potencialin më të madh për t'u bërë liderë, vendimmarrës dhe opinionistë në vendet e tyre.
  • Të sigurohet që studentët që janë përzgjedhur për të marrë bursa të kenë përvoja në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat i bëjnë ata përkrahës të Britanisë së Madhe.
  • Të pozicionojë programin “Chevening” si programin më prestigjioz të këtij lloji në botë.
Bursat “Chevening” do të jenë të hapura për shtetasit shqiptarë të interesuar dhe do të jepen për të ndjekur një diplomë master një vjeçar në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar. Ky program nxit të rinjtë të tregojnë potencialin e tyre për të influencuar në ndryshime pozitive në Shqipëri. Mësoni më shumë rreth programit Chevening: www.chevening.org  
 
BKT do të vazhdojë të jetë pjesë e bashkëpunimeve që kanë si qëllim formimin profesional të gjeneratës së re, punësimit më të mirë të tyre dhe ndërtimit të karrierës profesionale dhe të jetës në vendin tonë.

Lajmet e tjera

BKT inauguron degën e rinovuar dhe restauruar në Korçë – Traditë dhe novacion në shërbim të klientit në 100-vjetorin e bankës
​Më 2 tetor, Banka Kombëtare Tregtare hapi zyrtarisht dyert e degës së saj historike në Korçë
Intervistë Monitor, Z. Seyhan Pencabligil, Shtator 2025
Deklaratë Zyrtare nga Banka Kombëtare Tregtare