Lajmërime

Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
 
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore". Gjithashtu i është akorduar "Çmimi i Gjithëpërfshirjes Financiare’’ dhe është vlerësuar epara Mobile Wallet App si ‘’Produktit më i Mirë” për vitin 2023 në Evropën Qendrore - Lindore dhe Bashkësinë e Shteteve Të Pavarura nga EMEA Finance në edicionin e gjashtëmbëdhjetë të eventit “Çmime për Bankat Evropiane për vitin 2023”.

EMEA Finance, një nga revistat më të rëndësishme financiare në botë që ndjek zhvillimet në tregjet financiare në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, vlerëson çdo vit bankat dhe institucionet më të mira financiare. Këto vlerësime tregojnë që bankat evropiane mbeten në gjendje të mirë dhe vërtetojnë se industria financiare mund të përballojë kriza financiare. Zhvillimet dixhitale që janë bërë gjatë dekadës së fundit mbeten thelbësore dhe të vlefshme, ndërsa qasja në shërbimet financiare është duke u bërë më e lehtë dhe më gjithëpërfshirëse.

Çmimi si "Banka më Novatore" për të tretën herë radhazi për Evropën Qendrore - Lindore dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura konfirmon pozicionin lider që BKT ka në revolucionin e dixhitalizimit, duke i ofruar klientëve tanë individë dhe biznes një gamë të gjerë shërbimesh dixhitale me pasurim të vazhdueshëm të funksionaliteteve në të gjitha kanalet tona dixhitale si, aplikacioni BKT Smart, platforma E-Banking dhe rrjetin e Smart BanKomaT.

Çmimi si ‘’Produkti më i Mirë’’ për portofolin dixhital epara, është gjithashtu një çmim që na bën krenar të jemi banka e para që futemi në tregun shqiptar me një Institucion të Parasë Elektronike si BKT Pay, e licensuar më 3 nëntor 2023 nga Banka e Shqipërisë.

Lajmet e tjera

BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
Muaji i Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm
Gjatë muajit Maj 2026, Grupi i Auditimit të Brendshëm në BKT shënoi Muajin e Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm me një sërë aktivitetesh të konceptuara për të forcuar kuptimin mbi profesionin dhe për të nxitur dialogun në të gjithë bankën.