Tiranë, Shqipëri (5 Gusht 2022) - Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri", "Banka më inovative" dhe njohja e “SMART Banking si Produktit më i Mirë” për vitin 2021 në Evropën Qendrore - Lindore dhe Bashkësinë e Shteteve Të Pavarura nga EMEA Finance në edicionin e katërmbëdhjetë të eventit “Çmime për Bankat Evropiane për vitin 2021”.
Çmimet si "Banka më e Mirë në Shqipëri" për të dymbëdhjetën herë rradhazi, "Banka më Inovative" si edhe “ SMART Banking si Produktit më i Mirë” për vitin 2021 në rajon të marra nga kjo revistë prestigjoze theksojnë vlerësimin e saj ndër vite ndaj BKT. EMEA Finance theksoi se; ne jemi të nderuar që jemi në gjendje t'i japim bankës këtë vlerësim të rëndësishëm sërish në paketën e çmimeve Europe Banking Awards 2021. Në total, banka ka fituar 17 Çmime Bankare të Evropës, duke filluar që nga paketat e çmimeve Europe Banking Awards 2010.
EMEA Finance, një nga revistat më të rëndësishme financiare në botë që ndjek zhvillimet në tregjet financiare në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, vlerëson çdo vit bankat dhe institucionet më të mira financiare. Këto vlerësime tregojnë që bankat evropiane mbeten në gjendje të mirë dhe vërtetojnë se industria financiare mund të përballojë kriza financiare. Zhvillimet digjitale që janë bërë gjatë dekadës së fundit mbeten thelbësore dhe të vlefshme, ndërsa qasja në shërbimet financiare është duke u bërë më e lehtë dhe më gjithëpërfshirëse.
Çmimi si "Banka më Inovative" për të dytën herë rradhazi për Evropën Qendrore - Lindore dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura konfirmon suksesin e BKT në revolucionin e digjitalizimit, ku klientët tanë gjithmonë e më shumë janë duke kryer transaksione bankare online (vetë-shërbim) përmes kanaleve tona alternative duke përfituar nga funksionet e reja të ofruara për klientë individ dhe biznes përmes kanaleve tona digjitale, aplikacioni BKT Smart, platformës E-Banking dhe ATM-të e reja Super BanKomaT.
E themeluar në vitin 1925, BKT është banka më e madhe dhe më e vjetër tregtare në Shqipëri. Me një vlerë totale të aseteve prej 5 miliardë dollarë dhe depozita totale prej 4 miliardë dollarë, BKT u shërben klientëve të saj përmes një rrjeti prej 61 degë të vendosura në Shqipëri.
Lajmet e tjera
BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
