Banka Kombëtare Tregtare Sh.A. (e referuar si “Banka” ose “BKT”) është një njësi ekonomike e konsoliduar që përfshin bankat që operojnë në Shqipëri, Kosovë dhe Albania Leasig. Historia e Bankës daton në vitin 1993, kohë kur ajo u themelua pas bashkimit të Bankës Tregtare Shqiptare dhe Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Banka është në pronësi të Çalık Holding A.Ş. (këtu referuar si Çalık Holding), një konglomerat lider me bazë në Turqi i cili e bleu BKT në 2009.
Si banka tregtare më e vjetër dhe më e madhe në Shqipëri, Banka ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh për sektorin publik dhe privat, si dhe shërbime bankare për individët.
Banka ruan pozicionin e saj lider në sektorin bankar shqiptar shumë të përqëndruar, duke u renditur vazhdimisht e para për sa i përket aktiveve dhe të ardhurave neto sipas të dhënave të 6-mujorit të parë të 2023. Për shkak të madhësisë së konsiderueshme të aktiveve dhe shkallës së operacioneve të saj, BKT është një bankë me rëndësi sistemike në Shqipëri. Banka është e mirëkapitalizuar dhe ka tregues të shëndoshë të përfitueshmërisë.
Që prej 31 dhjetorit 2022, BKT operon kryesisht në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet 60 degëve dhe 3 agjencive doganore dhe 22 degëve në Kosovë, të organizuara nën filialin BKT Kosovo Sh.A. BKT ka një fuqi punëtore prej 1,406 punonjës.
Lajmet e tjera
BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
