Lajmërime

JCR Eurasia Rating vlerëson BKT-në me AAA (Alb) për Qeverisjen e Korporatave 
Tiranë, Shqipëri (09 Nëntor 2015) -
 JCR Eurasia Rating, duke vlerësuar praktikat e qeverisjes së korporatave të BKT-së, ka vlerësuar bankën me 86,03 (AAA (Alb)/Distinctive) pikë nga 100 për nivelin e përgjithshëm të pajtueshmërisë me Kodin e Qeverisjes së Korporatave në Shqipëri dhe rregulloret e lidhura. 
Vlerësimi i caktuar për BKT nënkupton një nivel shumë të lartë të përputhshmërisë me parimet e kodit si dhe shkallën e saj në nivelin a/Ekselent. Duke u mbështetur në këtë raport dhe ato të publikuara në Tetor 2012, 2013, 2014, JCR Eurasia beson se niveli i përgjithshëm i pajtueshmërisë arritur nga BKT do të ruhet edhe gjatë periudhës së monitorimit 12 mujor. Në këtë drejtim, perspektiva e bankës është përcaktuar si "e qëndrueshme"
Në këtë raport nota e BKT-së për “Informimin dhe Transparencën e Publikut” është rritur për shkak të rritjes së transparencës përsa i përket qeverisjes së korporatave në faqen e e internetit si dhe publikimit të raportit vjetor të parë miqësor me mjedisin. Kjo rritje në vlerësimin e transparencës ka ndikuar pozitivisht në rritjen e notes së përgjithshme të përputhshmërisë. 
JCR Eurasia Rating është dega Euroaziatike e Agjencisë Japoneze të Vlerësimit të Kredive, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë.
BKT është kompania e parë shqiptare që është vlerësuar nga një institucion financiar ndërkombëtar për Qeverisjen e Korporatave.

Lajmet e tjera

BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.
JCR Eurasia Rating konfirmon BKT me notën ‘'AAA (Alb)''
​JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A dhe ka konfirmuar notën e vlerësimit ‘’AAA (alb)’’
Intervistë për revistën Monitor, Shtator 2023 nga Z. Seyhan Pencablıgil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT
Në një intervistë për revistën Monitor, Z. Seyhan Pencablıgil Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT flet rreth ecurisë së BKT gjatë vitit 2023 dhe pritshmëritë për periudhën në vijim