Lajmërime

JCR Eurasia Rating vlerëson BKT-në me AAA (Alb) për Qeverisjen e Korporatave

Tiranë, Shqipëri (25 Nëntor 2016) - JCR Eurasia Rating, duke vlerësuar praktikat e qeverisjes së korporatave të BKT-së, ka vlerësuar bankën me 87,06 (AAA (Alb)/Distinctive) pikë nga 100 për nivelin e përgjithshëm të pajtueshmërisë me Kodin e Qeverisjes së Korporatave në Shqipëri dhe rregulloret e lidhura. Vlerësimi i caktuar për BKT nënkupton një nivel shumë të lartë të përputhshmërisë me parimet e kodit si dhe shkallën e saj në nivelin a/Ekselent. Duke u mbështetur në këtë raport dhe ato të publikuara në vitet e mëparshme 2012, 2013, 2014, 2015, JCR Eurasia beson se niveli i përgjithshëm i pajtueshmërisë arritur nga BKT do të ruhet edhe gjatë periudhës së ardhshme të monitorimit 12-mujor. Në këtë drejtim, perspektiva e bankës është përcaktuar si "e qëndrueshme". 

Në këtë raport, BKT ka arritur të ruajë nivelin e pajtueshmërisë të arritur gjatë viteve të fundit, për katër nga kategoritë kryesore. Për më shumë, nota e BKT-së për “Burimet Njerëzore dhe Vlerësimin e Performancës” është rritur në 86.27, si rrjedhojë e politikave të ndërmara dhe të një departamenti të posaçëm për menaxhimin e burimeve njerezore, i cili në sajë të një stafi të kualifikuar implementon dhe zbaton politikat më bashkëkohore. Kjo rritje në vlerësimin e performancës së burimeve njerëzore ka ndikuar pozitivisht në rritjen e notës së përgjithshme të pajtueshmërisë. 

JCR Eurasia Rating është dega Euroaziatike e Agjencisë Japoneze të Vlerësimit të Kredive, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë.

Lajmet e tjera

BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.
JCR Eurasia Rating konfirmon BKT me notën ‘'AAA (Alb)''
​JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A dhe ka konfirmuar notën e vlerësimit ‘’AAA (alb)’’
Intervistë për revistën Monitor, Shtator 2023 nga Z. Seyhan Pencablıgil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT
Në një intervistë për revistën Monitor, Z. Seyhan Pencablıgil Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT flet rreth ecurisë së BKT gjatë vitit 2023 dhe pritshmëritë për periudhën në vijim