Marrëveshje Bashkëpunimi: BKT -Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën
BKT vazhdon për të pestin vit rradhazi sponsorizimin e studimeve në Degën “Menaxhim Banke”, Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Në këtë program unik Partnershipi Publik- Privat, midis Qeverisë Shqiptare dhe Gjermane, Universitetit të Durrësit dhe Partnere të Biznesit Shqiptar, BKT është partneri kryesor nga biznesi në mbështetje të risive në sistemin e edukimit universitar.
Në 1 Tetor 2012, 25 Studentëve të diplomuar në Shtator 2012 në FASTIP, në Degën Menaxhim Banke, të cilët janë sponsorizuar dhe ofruar praktika pune nga banka gjate 3 viteve të studimit, ju dorëzuan kontratat e punës dhe po punojnë në Departamente dhe Degë të ndryshme të BKT-së.
Në 3 Tetor 2012, Z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT-së, firmosi Marrëveshjen e Bashkëpunimit me FASTIP, për sponsorizimin e trajnimin profesional të 62 studentëve që studjojnë në Degën “Menaxhim Banke” në vitin akademik 2012-2013, ku 21 prej tyre janë studentë të vitit të parë.
BKT do të vazhdojë mbështetjen e studimeve në Degën Menaxhim Banke, duke bërë gjithcka që studimet e integruara pranë FASTIP-it, tani dhe në të ardhmen të shënojnë progres, duke e bërë atë një histori të vërtetë suksesi- një shembull për t’u ndjekur nga gjithë bizneset e tjera.
Lajmet e tjera
BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
