Lajmërime

Tiranë, Shqipëri (14 Korrik 2021) - Banka Kombëtare Tregtare nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin Ekonomik, Universitetin e Tiranës pranë ambienteve të reja të godinës së rikonstruktuar.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Dekani i Fakultetin Ekonomik, Universitetin e Tiranës Z. Kule, u shpreh shumë i lumtur për realizimin e marrëveshjes duke theksuar se BKT është një nga institucionet më të mira në vend dhe në sektorin bankar, kjo falë drejtimit të Z. Seyhan.
Ai shtoi se kjo marrëveshje po realizohej në ambientet e reja të Fakultetit të Ekonomisë. Studentët më të mirë të këtij fakulteti do të kenë mundësi të kryejnë praktika mësimore dhe të përfitojnë bursa nga ana e BKT-së gjatë praktikave profesionale.
Në vitin 2014-të, presidenti i grupit Çalık, Z. Ahmet Çalık është nderuar me titullin Honoris Causa nga Universiteti i Tiranës, duke nisur kështu rrugëtimin e bashkëpunimeve të sukseshme midis dy institucioneve. Duke falenderuar drejtuesin e bankës për vizionin e tij, kontributin e dhënë në vendin tonë, dua t’i uroj suksese këtij bashkëpunimi me bindjen që do të realizojmë projekte edhe më të mira.
Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtari i Bordit, Z. Seyhan Pencablıgil, shtoi: Për shumë vite BKT ka bashkëpunuar me Universitetin e Tiranës, me professor Z. Dhori Kulen.
Sikurse përmendi Z. Kule, Universiteti i Tiranës është universiteti më i mirë ndër vite. Që herën e parë që kam ardhur në Shqipëri, 21 vite më parë, ai ishte më i miri dhe vijon ende të mbetet i tillë, falë Prof. Dr. Kule dhe drejtuesve të tjerë ndër vite.
BKT ka bashkëpunuar gjithashtu dhe me Fakultetin e Ekonomisë dhe pjesa më e madhe e të punësuarve në bankë janë nga ky fakultet. Nëse ne jemi nje bankë e suksesshme, dhe ne jemi në fakt, është falë këtij fakulteti, pasi pjesa me madhe e stafit është diplomuar në këtë universitet. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe më tej për të nxjerr në pah studentët më të mirë të cilët do të jenë profesionistët e së ardhmes. Ne gjithashtu po bashkëpunojmë dhe me universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës si dhe universitete të tjera. Jam shumë i lumtur të ndodhem në këtë ambient të ri të këtij fakulteti, dhe unë ju ftoj dhe ju të vizitoni ambientet tona të reja të BKT-së.
BKT do të vazhdojë të mbetet një partner serioz, duke kontribuar për formimin profesional të gjeneratës më të re, punësimit të tyre dhe ndërtimit të karrierës profesionale dhe të jetës në vendin tonë.

Lajmet e tjera

BKT “BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI PËR VITIN 2022” - GLOBAL FINANCE
NEW YORK, 25 Mars 2022- Global Finance shpalli çmimet e saj për të 29-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qëndrore dhe Lindore për vitin 2022.
BANKA KOMBËTARE TREGTARE MBËSHTET JAVËN E PARASË 2022
​Tiranë, Shqipëri (24 Mars, 2022) – Java e Parasë është një festë mbarë botërore e parasë, me fokus ndërgjegjësimin e brezit të ri për mirë-menaxhimin e financave të tyre për një të ardhme të sigurt, duke pasur parasysh mundësitë që ju ofrohen në Shqipëri.
BKT MORI PJESË NË EKSPOZITËN “UNË KAM NJË ËNDËRR" - UN WOMEN
Tiranë, Shqipëri, (8 Mars 2022) – Z. Seyhan Pencablıgil Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) mori pjesë në ekspozitën “Unë kam një ëndërr…”