Tiranë, Shqipëri (28 Prill, 2016) – Banka Kombëtare Tregtare në kuadër të mbështetjes për të nxitur dhe mbështetur krijimin e vendeve të reja të punës mori pjesë në Panairin e Punës 2016 i organizuar nga Bashkia e Tiranës në Bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si edhe me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.
BKT, banka më e vjetër tregtare në vend me një rrjet prej 90 degësh, mbështet dhe zhvillon prej disa vitesh programe të cilat janë të fokusuara në uljen e papunësisë në vend. Këto programe sigurojnë mbështetjen e të rinjve duke synuar krijimin e kushteve për rikthimin e tyre në tregun e punës.
Ky panair u përshëndet edhe nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Z. Edi Rama, i cili theksoi se: “Punësimi mbetet një nga problemet më të mëdha me të cilin përballet vendi ynë dhe se pjesa më e madhe e të rinjve aktualisht janë të papunësuar pasi mungon informacioni i duhur lidhur mbi vendet e punës për të cilat janë të specializuar”
BKT ofron mundësi punësimi për pozicione të ndryshme të sektorit bankar si edhe praktika punësimi për studentë.
Lajmet e tjera
BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
