Raporti Vjetor 2014 fiton dy çmime ARC nga MERCOMM Inc.
Raporti Vjetor i BKT për vitin 2014 fitoi dy çmime ARC në konkursin botëror të raporteve vjetore nga MERCOMM Inc. Çmimin e Argjendtë për Kategorinë Banka dhe Çmimin e Nderit në Kategorinë Raporte Vjetore të Gjelbërta. Çmimet ARC konsiderohen si çmimet Oskar në publikimet zyrtare.
Lajmet e tjera
BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
