Lajmërime

Banka Kombëtare Tregtare si anëtare e organizatës së Kombeve të Bashkuara “Global Compact” si dhe firmëtare e Parimeve të Fuqizimit të Grave (Women Empowerment Principles – WEP), mbështet dhe do të jetë pjesë e eventin për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars, 2022 (IWD 2022), “Barazi gjinore sot për një të ardhme të qëndrueshme”, duke njohur kontributin e grave dhe vajzave në mbarë botën, të cilat po udhëheqin kauza për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike si dhe për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme për të gjithë.

Një barazi gjinore e avancuar, në kontekstin e krizës klimatike dhe reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë, është një nga sfidat më të mëdha globale të shekullit të 21-të. Çështjet e ndryshimeve klimatike kanë pasur dhe do të vijojnë të kenë ndikime të mëdha e të vazhdueshme në mjedisin tonë, në zhvillimin ekonomik dhe atë social.

Në të njëjtën kohë, gratë dhe vajzat janë udhëheqëse efektive, të fuqishme dhe krijuese të ndryshimeve për përshtatjen dhe zbutjen e klimës. Ato janë të përfshira në iniciativat e qëndrueshmërisë në mbarë botën dhe pjesëmarrja e udhëheqja e tyre rezulton në veprime më efektive për klimën. Vazhdimi i vlerësimit të mundësive, por edhe të kufizimeve, për të fuqizuar gratë dhe vajzat që të kenë një zë dhe të jenë lojtare të barabarta në vendimmarrjen lidhur me ndryshimet klimatike dhe qëndrueshmërinë, është thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për një barazi më të madhe gjinore. Pa barazi gjinore sot, një e ardhme e qëndrueshme dhe një e ardhme e barabartë mbetet përtej mundësive tona.

Në respektim të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kombet e Bashkuara do të organizojnë një event virtual (TBC), 8 mars 2022, ora 10-11:30 EST nën temën "Barazia gjinore sot për një të ardhme të qëndrueshme". Në këtë event do të marrin pjesë drejtues të lartë të Kombeve të Bashkuara si dhe aktivistë dhe personazhe të famshëm për barazinë gjinore dhe ndryshimet klimatike. 

Njoftime të tjera

Agjencia FOREX
Ju informojmë se duke filluar nga data 27 Qershor 2022 Agjencia Forex në aeroportin Nënë Tereza do të mbyllet përkohësisht deri në një njoftim të dytë, për arsye të punimeve në terminalin e mbërritjeve.
BKT mbështet nismat për edukimin financiar
​Banka Kombëtare Tregtare në bashkëpunim me DSIK Albania dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave (AAB) mbështet nismat për edukimin financiar tek brezi i ri dhe jep kontributin e saj me trajnime të formave të ndryshme për krijimin e kulturës edukativo-financiare tek fëmijët.
BKT – PJESËMARRËSE NË PANAIRIN E PUNËS DHE AFTËSIVE NË DURRËS 2022
Tiranë, Shqipëri (24 Maj, 2022) – Banka Kombëtare Tregtare, mori pjesë në Panairin e Punës dhe Aftësive organizuar në ambientet e Sheshit “Liria”, Durrës me përfaqësues të mbi 63 bizneseve të cilat ofrojnë 1500 vende të lira pune.