Lajmërime

BKT ju informon që duke filluar nga data 23 Mars 2022, do të ofrojë normën e interesit prej 0.01 % për të gjitha llogaritë rrjedhëse të klientëve në monedhat Euro dhe Dollar.
Interesi do të përfitohet në llogaritë rrjedhëse në çdo fund të vitit.
*Banka është e detyruar me ligj të mbajë tatim në burim mbi interesin bankar.

Njoftime të tjera

Agjencia FOREX
Ju informojmë se duke filluar nga data 27 Qershor 2022 Agjencia Forex në aeroportin Nënë Tereza do të mbyllet përkohësisht deri në një njoftim të dytë, për arsye të punimeve në terminalin e mbërritjeve.
BKT mbështet nismat për edukimin financiar
​Banka Kombëtare Tregtare në bashkëpunim me DSIK Albania dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave (AAB) mbështet nismat për edukimin financiar tek brezi i ri dhe jep kontributin e saj me trajnime të formave të ndryshme për krijimin e kulturës edukativo-financiare tek fëmijët.
BKT – PJESËMARRËSE NË PANAIRIN E PUNËS DHE AFTËSIVE NË DURRËS 2022
Tiranë, Shqipëri (24 Maj, 2022) – Banka Kombëtare Tregtare, mori pjesë në Panairin e Punës dhe Aftësive organizuar në ambientet e Sheshit “Liria”, Durrës me përfaqësues të mbi 63 bizneseve të cilat ofrojnë 1500 vende të lira pune.