Lajmërime

Banka Kombëtare Tregtare, informon klientët e saj, individ dhe përfaqësuesit ligjorë të shoqërive tregtare, se gjatë vitit 2019 skadojnë Kartat e Identitetit/Pasaportat të lëshuara gjatë vitit 2009.

Në bazë të LIGJIT Nr. 11/2019 PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8952, DATË 10.10.2002, “PËR LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË NDRYSHUAR, afati i vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike të shtetasve shqiptarë, të cilat janë lëshuar nga data 9.2.2009 deri në datën 31.12.2009 dhe që përfundon brenda vitit 2019, zgjatet deri në datën 31.12.2019”.

Nëpërmjet këtij njoftimi, sjellim në vëmendje se të  gjithë klientët e bankës të cilët janë regjistruar me Kartë Identiteti/Pasaportë të lëshuar gjatë vitit 2009 dhe që skadon në vitin 2019, duhet të rinovojnë pranë strukturave përkatëse dhe ta paraqesin në degën më të afërt.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Banka Kombëtare Tregtare

Të nderuar Klientë,

Do të donim t’ju informonim se nisur nga data 22 nëntor 2017 do të ketë ndryshime në lidhje me pagesën e minimumit të detyrueshëm të kartës së kreditit PRIMA. Për të gjithë kartëmbajtësit pagesa minimale do të ndryshojë nga 30% dhe do të bëhet 25%. 
Ky ndryshim, i cili do të hyjë në fuqi automatikisht, do të aplikohet si më poshtë:

  • Për kartëmbajtësit e ciklit të parë do të hyjë në fuqi në gjenerimin e faturës së datës 22 nëntor 2017.
  • Për kartëmbajtësit e ciklit të dytë do të hyjë në fuqi në gjenerimin e faturës së datës 06 dhjetor 2017.


Ju faleminderit për mirëkuptimin!

BKT ZGJERON RRJETIN E DEGËVE

Tiranë, Shqipëri (22 Dhjetor 2016) - Banka Kombëtare Tregtare është krenare të prezantojë degën e saj më të re, Dega “Çorovodë”, duke rritur numrin e degëve të saj në 92 degë, nga të cilat 66 në Shqipëri dhe 26 në Kosovë. Dega “Çorovodë”, do të ofrojë të gjithë gamën e produkteve dhe shërbimeve që BKT ofron për të gjithë klientët e saj.

Adresa e deges Corovode : Lagjja ” Çlirim ” Rruga Dëshmorët, Çorovodë.

BKT ZGJERON RRJETIN E DEGËVE

Tiranë, Shqipëri (20 Qershor 2016) – Banka Kombëtare Tregtare (BKT)vazhdon zgjerimin e degëve të saj duke arritur në 91 degë, nga të cilat 65 në Shqipëri dhe 26 në Kosovë. Dega më e re, Dega “Gramsh”, do të ofrojë të gjithë gamën e produkteve dhe shërbimeve për të gjithë klientët e BKT-së.
Kontaktet e degës janë si më poshtë:
Adresa : Lagjia “Holta”, Pall. 46, Godina e Albtelecom, Gramsh.

 

Të nderuar Klientë,

Duke filluar nga data 11 Prill 2016 hyn në fuqi Kushtet e Reja të Punës. Ndryshimet prekin seksionet më poshtë:
1- A. Llogaritë
2- B. Pagesat
3- C. Kartat
4- D. Transfertat
5- E. Çeqet
6- F. Financa Tregtare
7- G. Shërbime të tjera
8- H. Shërbimet Bankare Elektronike

Ju faleminderit për mirëkuptimin.
Banka Kombëtare Tregtare

 

BKT ZGJERON RRJETIN E DEGËVE
Tiranë, Shqipëri, (25 Janar 2016) – Banka Kombëtare Tregtare vazhdon zgjerimin e degëve të saj duke arritur në 90 degë, nga të cilat 64 në Shqipëri dhe 26 në Kosovë. Dega më e re, Dega “Tregu Agro”, do të ofrojë të gjithë gamën e produkteve dhe shërbimeve për të gjithë klientët e BKT-së.
Kontaktet e degës janë si më poshtë:

Adresa : Mëzez, Autostrada Tiranë-Durrës Km 1,  Kashar (Tregu Agro-Ushqimor).

Të nderuar Klientë,

Nisur nga ndryshimet në paketën fiskale të shprehura në ligjin nr.156/2014, Neni 2, miratuar më 27 Nëntor 2014, i cili ndryshon Ligjin nr.8438, dt.28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, ju njoftojmë se interesat e përfituara nga të gjitha depozitat/llogaritë që do të maturohen duke filluar nga data 1 Janar 2015 dhe në vijim tatohen në masën 15%.
Ju faleminderit për mirëkuptimin.
Banka Kombëtare Tregtare

Maturantë: Po projektoni  karrierën tuaj si bankierë të ardhshëm?

BKT ofron bursa të plota studimi për të shtatin vit rradhazi për maturantët që dëshirojnë të studiojnë në Fakultetin e Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP), Dega Menaxhim Banke, pranë Universitetit  “Aleksandër  Moisiu” Durrës, për të tre vitet e studimit BA. 62 të diplomuarit në FASTIP janë punësuar menjëherë pas diplomimit dhe janë bërë pjesë e suksesit të qëndrueshëm të BKT. 
Aplikoni brenda muajit korrik nëpërmjet zgjedhjes së Degës Menaxhim Banke/ FASTIP/UAMD në Formularin A2. GPA mbi 8,5 gjatë viteve të shkollës së mesme dhe njohja e gjuhës angleze janë kritere përzgjedhës, pasi 80% e programit akademik zhvillohet nga lektorë të huaj. 
Për më shumë informacion drejtohuni tek www.fastip.edu.al.
 Shkarko materialin informues

 

BKT ZGJERON RRJETIN E DEGËVE
Tiranë, Shqipëri, (01 Tetor 2014) – Banka Kombëtare Tregtare vazhdon zgjerimin e degëve të saj duke arritur në 87 degë, nga të cilat 63 në Shqipëri dhe 25 në Kosovë. Dega më e re, Dega “Ibrahim Rugova”, do të ofrojnë të gjithë gamën e produkteve dhe shërbimeve për të gjithë klientët e BKT-së.
Kontaktet e degës janë si më poshtë:

Dega “Ibrahim Rugova”:

Adresa: Rruga "Ibrahim Rugova”, Tiranë
Tel:  +355 4 22 39 418  +355 4 22 74 811 +355 4 22 43 940

BKT ZGJERON RRJETIN E DEGËVE
Tiranë, Shqipëri, (15 korrik, 2014) – Banka Kombëtare Tregtare vazhdon zgjerimin e degëve të saj duke arritur në 86 degë, nga të cilat 62 në Shqipëri dhe 24 në Kosovë. Dega më e re, Dega Concord, do të ofrojnë të gjithë gamën e produkteve dhe shërbimeve për të gjithë klientët e BKT-së.
Kontaktet e degës janë si më poshtë:

Dega Concord:

Adresa: Rruga "5Maji", pranë Unazës, Godina Concord Center, Tiranë

Tel:  +355 42460270 +355 42460310 +355 42460320

Ndërsa oraret e veprimeve janë si më poshtë:
Hëne – Premte: 09.00-20.00
Shtunë: 09.00-16.00
E Diel:  10.00-14.00
 
BKT ZGJERON RRJETIN E DEGËVE
Tiranë, Shqipëri, (12 maj, 2014) – Banka Kombëtare Tregtare vazhdon zgjerimin e degëve të saj duke arritur në 85 degë, nga të cilat 61 në Shqipëri dhe 24 në Kosovë. Dega më e re, Dega Piazza, do të ofrojnë të gjithë gamën e produkteve dhe shërbimeve për të gjithë klientët e BKT-së.
Kontaktet e degës janë si më poshtë:


Dega Piazza:

Adresa: Rruga "Ded Gjo Luli”, Pallati Nr. 1, mbrapa Muzeut Kombëtar, Tiranë

Tel:  +355 4 24 43 073; +355 4 24 43 074; +355 4 24 43 075
Të Nderuar Klientë!

Për të pasur mundësinë e një shërbimi sa më të mirë dhe për t’ju ofruar sa më shumë mundësi të reja, BKT ka planifikuar të vërë në punë një version të ri të programit kompjuterik të bankës në datat 23-24 Nëntor 2013. Megjithë përpjekjet tona maksimale për të mos cënuar aspak shërbimin ndaj jush, si rezultat i këtij aktiviteti të planifikuar do të ketë disa ndërprerje të shërbimeve bankare si më poshtë:
1.Dega Kristal dhe Agjencia Doganore Durrës do të qëndrojnë të mbyllura gjatë datave 23 dhe 24 Nëntor 2013.
2. Kartat e debitit të BKT-së nuk do të funksionojnë në ATM dhe POS nga ora 23:00 e datës 22 nëntor 2013 deri ora 14:00 të datës 23 nëntor 2013. Kartat e kreditit të BKT si dhe të gjithë kartat e bankave të tjera do të funksionojnë normalisht në terminalet tona gjatë kësaj periudhe.
3. Shërbimi i Degës “Internet” do të ketë ndërprerje nga ora 23:00 e datës 22 nëntor 2013 deri në orën 16:00 të datës 23 nëntor 2013
Duke ju kërkuar ndjesë për shqetësimet e mundshme që mund të shkaktojmë, ju sigurojmë se po bëhen përpjekjet maksimale që këto ndërprerje të jenë sa më të shkurtra.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin.
BKT

NJOFTIM PER MATURANTET TE CILET KANE PERZGJEDHUR FASTIP- DEGA MENAXHIM BANKE
 
Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët kanë përzgjedhur FASTIP në formularin A2, që kanë filluar regjistrimet për në konkursin e pranimit në sekretarinë mësimore të FASTIP nga data 16 gusht 2013 deri në datën 27 gusht 2013 ora 12 00 me këto dokumenta: 
 
• Fotokopje të kartës së identitetit
• Deklarata për regjistrim
 
Testimi do të zhvillohet në datën 2 Shtator 2013, ora 10:00 në mjediset e FASTIP.

DUKE FILLUAR NGA SHKURT 2013, KOMISIONI MUJOR PER MBAJTJEN E LLOGARISE RRJEDHESE NDRYSHON  NE:

Biznes / Korporate  250 LEK, 2 EUR, 2 USD, 2 GBP, 2 CHF, 2 AUD, 2 CAD 
Individ 100 LEK, 1 EUR, 1 USD, 1 GBP, 1 CHF, 1 AUD, 1 CAD 

NJOFTIM PER MATURANTET TE CILET KANE PERZGJEDHUR FASTIP- DEGA MENAXHIM BANKE
Njoftohen të gjithë maturantët të cilët kanë përzgjedhur  Fakultetin e Studimeve të Integruara me Praktiken, Dega Menaxhim Banke ( No 264 ne A2), dhe që kanë mesataren mbi noten 7, se në datën 28 Gusht 2012, ditën e martë ora 11:00 organizohet testimi me shkrim për gjuhën angleze pranë Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktiken, në adresën “Lagja Nr.17, Rruga  Adria, (pranë Urës së Dajlanit) Durrës”.
Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen në testim në adresën:
humanresources@bkt.com.al, ose në nr e tel 042/281-554

BKT ZGJERON RRJETIN E DEGEVE
Tiranë, Shqipëri, (2 korrik, 2012) – Banka Kombëtare Tregtare vazhdon zgjerimin e degëve të saj duke arritur në 83 degë, nga të cilat 60 në Shqipëri dhe 23 në Kosovë. Dega më e re, Dega Liqeni, do të ofrojnë të gjithë gamën e produkteve dhe shërbimeve për të gjithë klientët e BKT-së.
Kontaktet e degës janë si më poshtë:


Dega Liqeni:


Adresa : Rruga “ Kopshti Botanik”, Tiranë

Tel:  +355 4 24 65 312; +355 4 24 65 314
BKT në mbështetje të jetimëve shqiptarë
BKT, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar te Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, ka mbështetur aktivitetin e zhvilluar më 20 maj, Dita Kombëtare e Jetimëve në Shqipëri. Në aktivitetin ku mori pjesë dhe ambasadori i OSBE-se në Tiranë, z. Eugen Wollfarth, u bë apel për më shumë kujdes për femijët jetimë dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, pasi ata janë një shtresë që kanë nevojë për përkrahje e dashuri.

BKT ZGJERON RRJETIN E DEGEVE

Tiranë, Shqipëri, (5 Mars, 2012) – Banka Kombëtare Tregtare vazhdon zgjerimin e degëve të saj duke arritur në 82 degë, nga të cilat 59 në Shqipëri dhe 23 në Kosovë. Dy degët më të reja, Dega Hoxha Tahsim dhe Dega Kashar, do të ofrojnë të gjithë gamën e produkteve dhe shërbimeve për të gjithë klientët e BKT-së.
Kontaktet e degëve janë si më poshtë:

Dega Kashar:
Adresa : Autostrada Tiranë-Durrës, km 7, Kashar, Shqipëri
Tel : +355 4 2291727/8
   
Dega Hoxha Tahsim:
Adresa : Rr. Hoxha Tahsim, Tiranë, Shqipëri 
Tel : +355 4 2268199/201

Maturante: Po projektoni  karrieren tuaj si bankiere te ardhshem? 
BKT ofron bursa te plota studimi ne Fakultetitin e Studimeve te Integruara me Praktiken, Dega Menaxhim i  Bankar, prane Universitetit   “Aleksander  Moisiu Durres, per te tre vitet e studimit deri ne diplomim si dhe  programe praktike pune prane degeve te saj.

Te diplomuarit e pare  ne FASTIP,  ne 15 Shtator 2011 se bashku me Diplomen do te perfitojne dhe Kontrata Punesimi ne BKT!  

Aplikoni nepermjet zgjedhjes  ne Formularin A2 ne shkollat tuaja te mesme

Universiteti  i DURRESIT “Aleksander  Moisiu”: Dega Menaxhim i  Bankave  FASTIP, kodi programit 258.
Njohja e gjuhes angleze eshte kriter selektues

Ndryshim ne Kushtet e Punes
Llogarite e te perndjekurve politike trajtohen sipas kushteve  te standarteve te punes 
Duke filluar nga janari 2011, interesi i llogarise se pages ka ndryshuar  ne  0.1 %

Njoftime të tjera

Njoftim për Klientët
Ju bëjmë me dije se, për shkak të një ndërhyrje me qëllim përmirësimin e sistemit, ditën e shtunë
Njoftim për shërbimet bankare dixhitale
Ju bëjmë me dije se, për shkak të mirëmbajtjes së sistemeve, shërbimet bankare dixhitale nuk do të jenë funksionale
Kushtet e punës - Efektive prej datë 02 Prill 2024
Kushtet e punës Individ dhe Biznes - Efektive prej datë 02 Prill 2024