Lajmërime

UDHËZIME PËR KLIENTËT

Banka Kombëtare Tregtare për të shmangur përhapjen e mëtejshme të COVID-19 ju sugjeron të ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

  1. Shmangni vizitat në degët e Bankës. Të gjitha transaksionet bankare ju mund t’i kryeni pa qenë e nevojshme të lëvizni nga shtëpia.
  2. Përdorni Degën Internet nga kompjuteri ose aplikacionin BKT Smart në celularin tuaj për të paguar faturat, për të rimbushur celularët, për të kryer transferta etj.
  3. Përdorni kartat e Debitit dhe Kreditit Contactless. Paguani për produktet e nevojshme pa prekur terminalin e pagesës, shitësin dhe nuk ka nevojë të nënshkruani faturën.
  4. Përdorni Super BanKomaT nëse ju nevojitet para cash. Kjo është një mundësi tjetër shtesë për të shmangur degët tona dhe radhën në to. ATM po dezinfektohen vazhdimisht nga BKT për të plotësuar nevojat tuaja.
  5. Respektoni distancën e sigurisë. Nëse do të paraqiteni në degët e BKT do të ndiqni disa rregulla jo të zakonshme, për sigurinë tuaj dhe të stafit të Bankës. Qendroni minimalisht 1.5 m larg punonjësit të Bankës.
  6. Reduktoni kohën e vizitës në degë. Nëse paraqiteni në degët e BKT përveç distancës së sigurisë mos qendroni gjatë, kërkoni vetëm sqarime se si mund ta kryeni të njëjtin veprim nëpërmjet kanaleve online.
  7. Respektojini me rreptësi rregullat dhe udhëzimet e institucioneve. Korona virus është një pandemi globale, të gjitha masat e marra dhe kufizimet e vendosura për ambjentet e bankës dhe jo vetëm janë në interesin tuaj dhe të afërmëve tuaj. Respektojini ato duke respektuar kështu familjen tuaj dhe komunitetin ku jetojmë së bashku.
  8. Na kontaktoni në distancë nëpërmjet telefonit, email-it apo edhe WhatsApp. Nëse keni nevojë për një bankier telefononi në numrin 042 266 288, na shkruani email në callcenter@bkt.com.al ose në WhatsApp në numrin 0674000018. Ne do t’ju asistojmë 24 orë, në 7 ditë të javës në këto kanale për t’ju suportuar dhe udhëzuar për veprimet e nevojshme tuajat.
  9. Bazuar në kushtet kur Organizata Botërore e Shëndetit (World Health Organization WHO), shpalli në 11 Mars 2020, pandeminë botërore COVID-19, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 24.03.2020 "Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore" , Ligjit nr. 9887, date 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”; Ligjit nr.15/2016, datë 10.03.2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive" si dhe Udhëzuesit "Për përpunimin e të dhënave personale në sektorë specifikë në kuadër të masave kundër COVID-19", Banka në cilësinë e Kontrolluesit është e detyruar që kur lind nevoja apo kërkohet nga Organet/ Institucionet ligjzbatuese, të mbledh dhe ruaj të dhëna personale, apo kur gjendet parimisht e arsyetuar edhe nevoja për transmetim dhe shkëmbim të shtuar të këtyre të dhënave, tek Institucioneve Ligjzbatuese në kuadër të masave kundra virusit COVID-19.
    • Banka ju informon që përpunimi i të dhënave personale do të kryhet në përputhje me parimet dhe kriteret e përpunimit të të dhënave personale të parashikuara, përkatësisht, në nenet 5, 6 dhe 7 të Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar, si dhe përpunimi i të dhënat personale do të kryhet vetëm dhe për qëllimin në kuadër të masave të parandalimit të virusit COVID-19, duke mos e tejkaluar këtë qëllim.
    • Banka ju informon, që përpunimi i të dhënave personale, të subjekteve përkatëse të të dhënave, do të zgjasë vetëm për aq kohë sa ekziston qëllimi i përpunimit, me përjashtim të rasteve kur ka një parashikim ligjor specifik që përcakton përpunimin për një periudhë më të gjatë, për aq kohë sa paraqitet e nevojshme për zhdukjen e virusit COVID-19 dhe për rehabilitimin e pasojave të këtij virusi nga dhe për çdo subjekt të dhënash.

KUJDESUNI PËR VETEN!

 

Njoftime të tjera

Njoftim për Klientët
Ju bëjmë me dije se, për shkak të një ndërhyrje me qëllim përmirësimin e sistemit, ditën e shtunë
Njoftim për shërbimet bankare dixhitale
Ju bëjmë me dije se, për shkak të mirëmbajtjes së sistemeve, shërbimet bankare dixhitale nuk do të jenë funksionale
Kushtet e punës - Efektive prej datë 02 Prill 2024
Kushtet e punës Individ dhe Biznes - Efektive prej datë 02 Prill 2024