POS Fizik

POS fizik

Teknologjia e përpunimit të pagesave në terminalet POS lejon që tregtarët të pranojnë më shumë lloje të pagesave dhe të zgjerojnë bazën e tyre tek konsumatorët, që do të thotë se ata do të ingranohen për të shpenzuar më shumë të ardhura. Konsumatorët e sotëm presin të jenë në gjendje të paguajnë duke përdorur një kartë debiti ose krediti - ose edhe telefonin e tyre të mençur - kudo, prandaj sigurohuni që biznesi juaj të ofrojë këtë lehtësi.

Përfitimet e POS fizik

Bëhuni më të sigurt

Siguria është një arsye kryesore pse shumë njerëz nuk ju pelqejnë të mbajnë para xhepi me vete. Përderisa kemi të bëjmë me sigurinë, kur vjen puna për të paguar me kartë, një biznes gjithmonë mund të mbrojë veten dhe klientët e tyre me rregulloret përkatëse të pajtueshmërisë për sigurinë e pagesave me kartë.

Klientët e lumtur = klientët besnikë

Kur konsumatorët janë të kënaqur me produktin tuaj dhe përvojën që marrin nga biznesi juaj, ata kanë më shumë gjasa të jenë besnikë, dhe të vijnë përsëri. Pranimi i pagesave duke përdorur teknologjinë NFC ndihmon në përmirësimin e përvojës së klientit, gjë që mund të ndihmojë në rritjen e besnikërisë.

Rritje të shitjeve

Reduktimi i kohës së nevojshme për të përfunduar një shitje dhe mundësimi i biznesit tuaj për të shitur "sipas kërkesës", zvogëlon kohën dhe rrit xhiron. Kjo ju mundëson të përgjigjeni në momentin kur klienti është i gatshëm për të kryer një blerje. Një përgjigje e shpejtë do të thotë më pak kohë për njerëzit që të ndryshojnë mendjet për blerjet e tyre (për të mos përmendur, më shumë konsumatorë të kënaqur dhe lumtur).