Pagesë Automatike Fature
Mënyra të reja për pagesat e automatizuara për klientët e biznesit:
-
Fatura Direkt
Fatura Direkt është një funksionalitet i ri që mundëson pagesën automatike të faturave të fiskalizuara përmes Business E-Banking. Bizneset mund të ngarkojnë faturat në sistemin e tyre financiar (Enterprise Resource Planning - ERP) dhe më pas përmes integrimit me BKT dërgojnë për pagesë këto fatura, të cilat shfaqen për ekzekutim në Degën Internet të Biznesit.
Përdoruesi i Degës Internet mjafton të logohet në platformë dhe me një veprim kryen pagesën e faturave.
-
Paga Ekspres
Paga Ekspres është një shërbim bankar i dedikuar për bizneset që duan të kryejnë kalimin e pagave në mënyrë të automatizuar përmes integrimit të sistemit të tyre financiar (sistemit të kontabilitetit/ERP) me kanalet digjitale të BKT. Pasi përgatiten dhe përpunohen nga subjekti të dhënat e pagave në sistemin e tij kontabël (ERP), ato dërgohen për pagesë BKT dhe shfaqen për ekzekutim në Dega Internet të biznesit.
Në Degën Internet, pagat kalojnë drejt e në fazën e tretë të procesit “Aprovimet e pagave në pritje” dhe janë gati për aprovim.
Ky shërbim ndihmon në përpunimin e pagave në kohë reale, rrit transparencën dhe zvogëlon mundësinë e gabimeve gjatë proceseve manuale.
-
Fatura Direkt+ dhe Paga Ekspres +
Paga Ekspres+ dhe Fatura Direkt+ janë versione të avancuara të shërbimeve bazë të Fatura Direkt dhe Paga Ekspres.
Përveç sa përshkruar më sipër, supervizorit ose përdoruesit me të drejta të plota do ti dërgohet një njoftim në BKT Smart në formën e “deep link” (deep link është një lloj linku që të çon drejtpërdrejt në një faqe specifike brenda aplikacionit, pra nuk të çon në faqen kryesore) i cili do të përmbajë informacion mbi veprimin që do të aprovohet.
Aprovimi në këtë rast kryhet direkt në BKT Smart.
Avantazhet për klientin:
- Automatizim dhr Kursim Kohe: Pagesat e faturave dhe pagave kryhen duke shmangur veprime të shumta operacionale, në kalimin e të dhënave në disa sisteme.
- Miratim i shpejt: Pagesat miratohen në kohë reale nga kanalet online të BKT Smart dhe reflektohen si të paguara në kohë reale në sistemet financiare të kompanive.
- Përputhshmëri dhe Kontroll: Raportimet për pagesat e faturave të fiskalizuara kryhen në kohë reale me ligjet fiskale dhe procedura të brendshme përmes skemave të personalizuara të miratimit.
- Transparencë dhe Siguri: Njoftime në kohë reale për çdo transaksion dhe gjurmim i plotë i veprimeve në E-Banking.
- Fleksibilitet: Zgjidhje fleksibël dhe e përshtatshme për biznese të çdo madhësie që përpunojnë në mënyrë të vazhdueshme volume të konsiderueshme ose jo, pagash apo faturash.
