BANK

Depozitoni në Smart BanKomaT dhe përfitoni Cashback!

A keni depozituar kohët e fundit në Smart BanKomaT e BKT-së? Nëse jo, atëherë depozitoni sërish në Smart BanKomaT dhe ne ju dhurojmë deri në 500 Lekë Cashback

Depozitimin mund ta kryeni në çdo Smart BanKomaT duke përdorur kartën tuaj të debitit BanKomaT.
 
Ju do të përfitoni Cashback sipas skemës së mëposhtme:
 
  • Depozitimi i parë -> Përfitoni 100 Lekë Cashback
  • Depozitimi i dytë -> Përfitoni 100 Lekë Cashback
  • Depozitimi i tretë -> Përfitoni 100 Lekë Cashback
  • Depozitimi i katërt -> Përfitoni 100 Lekë Cashback
  • Depozitimi i pestë -> Përfitoni 100 Lekë Cashback
*Në çdo bonus është llogaritur taksa mbi të ardhurat prej 15%.
 
*Shuma minimale që duhet të depozitoni për të përfituar bonusin është 10,000 Lekë. Në një ditë quhet i vlefshëm vetëm një transaksion depozitimi. Nëse kryeni dy depozitime në një ditë, ju do të përfitoni vetëm një bonus.
Limiti i depozitimeve që mund të kryesh për të përfituar bonuset është deri në pesë (5) depozitime.
 
 
Si të depozitoni para në Smart BanKomaT?  Ndiqni hapat e mëposhtme dhe depozitoni Lekë në llogarinë tuaj bankare për tu bërë pjesë e fushatës Cashback:
 
  1. Vizitoni një Smart BanKomaT dhe vendosni kartën e debitit BanKomaT dhe PIN-in tuaj.
  2. Zgjidhni funksionin Depozito.
  3. Zgjidhni monedhën që do të depozitoni (vetëm në LEKË).  
  4. Zgjidhni llogarinë ku do të depozitoni fondet.
  5. Vendosni kartëmonedhat horizontalisht në ATM.
  6. Verifikoni shumën e depozituar prej jush dhe zgjidhni opsion vazhdoni për të përfunduar transaksionin.
 
Afati kohor për të përfituar bonusin e plotë prej 500 Lekë, të pestë depozitimeve është 2 muaj.
 
Kjo fushatë është e vlefshme për klientët individ, person fizik edhe bizneset mikro.
 
BKT gjithmonë pranë jush!

Fushatat e mëparshme

Në 8 mars shijo dhe shpërblehu në të gjithë restorantet me BKT POS!
Këtë 8 mars përdor kartën tënde BKT Prima në të gjithë restorantet që kanë një BKT POS dhe të shpërblejmë...
Përfito më shumë eXtra Bonus këtë 8 mars me kartën tënde të re të kreditit BKT Prima!
Apliko nga data 6-9 mars 2023 për një kartë krediti Prima...
Këtë fundvit festo me kartat Prima dhe BanKomaT!
Përdori ato pranë tregtarëve tanë partnerë nga data 1 deri më 31 dhjetor dhe përfito:...