Fushata Bonus për Klientët e Rinj Online

BKT shpërblen klientët që regjistrohen përmes procesit Digital Onboarding në aplikacionin BKT Smart, si dhe klientët ekzistues të regjistruar përmes këtij procesi që nuk kanë kryer ende transaksione, duke u dhënë mundësinë të përfitojnë bonuse financiare nëse plotësojnë kushtet e fushatës.
 
Termat & Kushtet
1. Periudha e Fushatës
Fushata do të zhvillohet nga 17 Prill deri më 17 Korrik 2026.
Vetëm regjistrimet e kryera online përmes aplikacionit BKT Smart janë të vlefshme për pjesëmarrje në fushatë.
 
2. Pjesëmarrësit
Fushata është e hapur për:
a) Klientë të rinj të regjistruar përmes Digital Onboarding
Individë që regjistrohen për herë të parë si klientë të BKT përmes procesit Digital Onboarding në aplikacionin BKT Smart gjatë periudhës së fushatës.
Për klientët e rinj që do të regjistrohen gjatë periudhës së fushatës, periudhat kohore për përfitimin e bonuseve do të llogariten duke filluar nga data e regjistrimit nëpërmjet Digital Onboarding.
 
b) Klientë ekzistues, joaktivë të regjistruar përmes Digital Onboarding
Në fushatë do të përfshihen gjithashtu klientë ekzistues të BKT që janë regjistruar më parë përmes procesit Digital Onboarding, por nuk kanë kryer asnjë transaksion përmes aplikacionit BKT Smart që nga momenti i regjistrimit.
Për klientët ekzistues të përfshirë në këtë fushatë, periudhat kohore për përfitimin e bonuseve do të llogariten duke filluar nga data e fillimit të fushatës.
 
3. Struktura e Bonuseve
(deri në 6,000 Lekë në total*)
*Shumës së bonusit do t’i mbahet tatimi në burim në masën 15%, sipas legjislacionit fiskal në fuqi.

3.1 Bonus Mirëseardhjeje – 1,000 Lekë
Jepet për klientët që brenda 30 ditëve nga data e regjistrimit në BKT Smart kryejnë të paktën një transaksion të vlefshëm me vlerë minimale 1,000 Lekë përmes aplikacionit.
Për klientët ekzistues të përfshirë në këtë fushatë, bonusi jepet nëse gjatë 30 ditëve të para nga fillimi i fushatës kryhet të paktën një transaksion i vlefshëm me vlerë minimale 1,000 Lekë përmes aplikacionit BKT Smart.
 
3.2 Smart Bonus – 2,000 Lekë
Jepet për klientët që gjatë periudhës 31–60 ditë:
• kryejnë të paktën tre transaksione,
• secili me vlerë minimale 1,000 Lekë,
• nga tre kategori të ndryshme nga lista më poshtë.
Për klientët e rinj, kjo periudhë llogaritet 31–60 ditë nga data e regjistrimit.
Për klientët ekzistues të përfshirë në këtë fushatë, periudha llogaritet 31–60 ditë nga data e fillimit të fushatës.
Transaksionet midis llogarive të të njëjtit klient nuk merren në konsideratë për këtë bonus.
Kategoritë e pranueshme janë:
  1. Terheqje / Depozitime pa karte ne ATM**
  2. Pagesa me Kod QR permes menuse Smart Pay
  3. Transferta brenda BKT / brenda Shqiperise / kembime valutore**
  4. Transferta nderkombetare
  5. Pagesa per Dogana
  6. Pagesa per Thesar
  7. Pagesa per Tatime
  8. Pagesa per Universitete
  9. Pagesa Sigurimesh
  10. Pagesa e-Albania
  11. Pagesa Gjobash Trafiku
  12. Rimbushje telefoni
  13. Pagesa Abonimi TV (Tring & Digitalb)
  14. Pagesa Faturash Utilitare
  15. Hapja e Fondeve Vullnetare te Pensionit Privat
  16. Hapja e Llogarive te Kursimit***
  17. Hapja e Depozitave***
**Transaksionet e pikes 1 dhe 3 konsiderohen pjese e nje kategorie, p.sh. nese klienti kryen edhe terheqje edhe depozitim pa karte ne ATM, kjo numerohet si 1 transaksion, pavaresisht faktit qe jane 2 transaksione te ndryshme.
***Këto produkte duhet të mbeten të hapura deri në fund të periudhës përkatëse përpara dhënies së bonusit.
 
3.3 Bonus Besnikërie – 3,000 Lekë
Jepet për klientët që, në përfundim të periudhës së vlerësimit, rezultojnë klientë pagamarrës në BKT me pagë neto minimale 40,000 Lekë.
Periudha e vlerësimit për këtë bonus përfundon në fund të muajit pasardhës pas përfundimit të fushatës.
 
4. Shpërndarja e Bonuseve
Bonuset janë të pavarur nga njëri-tjetri. Klienti përfiton vetëm bonusin ose bonuset për të cilat plotëson kushtet përkatëse të përcaktuara në këtë dokument.
Bonuset përkatëse do të kreditohen në llogarinë kryesore të klientit në ALL pas përmbushjes së kushteve dhe verifikimit të plotë nga ana e Bankës. Në varësi të momentit të përmbushjes së kushteve, shpërndarja e bonuseve mund të kryhet gjatë periudhës së fushatës ose pas përfundimit të saj, brenda muajit pasardhës.
Në rast se klienti ka përmbushur kushtet për më shumë se një bonus, shuma totale e bonuseve të përfituara do të kreditohet njëkohësisht në llogarinë e tij.
Nëse llogaria e klientit mbyllet përpara momentit të kredidhënies së bonusit, klienti nuk përfiton shpërblimin përkatës.
Çdo klient mund të përfitojë vetëm një herë për secilin bonus të përcaktuar në këtë dokument.
 
5. Komunikimi i fushatës
BKT mund të komunikojë me klientët lidhur me këtë fushatë përmes:
• push notifications në aplikacionin BKT Smart
• SMS
• email
Këto komunikime kanë për qëllim informimin dhe rikujtimin e klientëve mbi kushtet dhe afatet për përfitimin e bonusit.
Për më shumë informacion mbi procesin e regjistrimit online mund të ndiqni videon udhëzuese në linkun:
https://www.youtube.com/watch?v=LBgf2uzEvMA

6. Kontakt për informacion
Për çdo paqartësi ose kërkesë informacioni në lidhje me fushatën, mund të kontaktoni:
BKT Contact Center
Tel: +355 42 266 288
Email: callcenter@bkt.com.al