Politika e Monitorimit me Kamera


Me synim mbrojtjen dhe vendosjen e masave shtesë për sigurinë e ndërtesave dhe aseteve tona, punonjësve dhe vizitorëve, Banka Kombëtare Tregtare SH.A. (në vijim "Banka" ose "BKT") operon nëpërmjet sistemit të Video-surevejimit (sistemit të vëzhgimit me kamera).

Kjo Politike e Monitorimit me kamera sigurie së bashku me Aneksin Nr. 1, përcakton mënyrën se si, pse dhe kur përdoret sistemi i video-survejimit gjithashtu edhe se kush janë kontrollet dhe masat e sigurisë që aplikon Banka. Të dhënat personale që përpunohen nëpërmjet sistemit të video-survejimit në të gjitha ambientet ku ushtrohet veprimtaria e Bankës, përfshirë por pa u kufizuar në Zyrat Qëndrore, Degët, Agjensitë dhe ATM-të, dhe që e bëjnë një individ (punonjës, klient, palë e tretë apo vizitorëve) të identifikueshëm në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë trajtohen në përputhje me Ligjin 124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

 

Vendosja e kamerave kryhet në mënyrë të tillë që jo vetëm të jetë në përputhje me kriteret e përcaktuara nga ligjet dhe udhëzimet në fuqi, por gjithashtu të sigurohet përputhshmëri me politikat dhe standardet e BKT dhe Çalik Holding.

Duke marrë në konsideratë kërkesat ligjore për monitorimin e ambienteve ku kryhet veprimtari bankare, kërkesat për masat shtesë për sigurinë publike, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punonjësve, klientëve, vizitorëve dhe pronës, ka të implementuar sistemin e video-survejumit i cili ka si qëllim:

  • Parandalimin, zbulimin e dokumentimin e veprimtarisë kriminale dhe cënimin e rendit e  sigurisë në ambientet e bankës.
  • Hetimin e veprave penale dhe akteve të tjera që cënojnë sigurinë.
  • Dokumentimin e analizimin e hyrjeve të paautorizuara në ambientet e bankës.
  • Hetimin e aksesit të paautorizuar në zonat e kufizuara brenda ambienteve  të Bankës.
  • Monitorimi i procedurës së evakuimit për të garantuar sigurinë e stafit,  vizitorëve dhe kontraktorëve.
  • Monitorimin e rrugëkalimeve dhe ambienteve brënda bankës, ku kryhen procedurat e marrjes dhe dorëzimit të vlerave monetare.
  • Planimetria e kamerave të sigurisë për çdo objekt miratohet nga strukturat e policisë së shtetit në territorin ku objekti ndodhet. Në kuadrin e detyrimit që BKT ka ndaj të gjitha palëve të interesuara një tjeter objekt i kësaj politike është t’ju informojë se si kryhet ky lloj përpunimi dhe kush janë masat teknike dhe organizative të ndërmarra nga Banka për të garantuar një përpunim të sigurtë ne përputhje me kërkesat ligjore.

     

    Banka në zbatim të Ligjit nr.19/2016 "Për masat shtesë të sigurisë publike", të Rregullores së Bankës së Shqipërisë Nr.48, datë 02.10.20124 "Për kërkesat minimale të sigurisë në ambientet ku kryhen veprimtaritë bankare dhe financiare dhe për transportin e vlerave monetare", si dhe në mbështetje të politikave dhe rregulloreve të brendshme, kryen monitorimin e ambienteve të saj nëpërmjet kamerave të vëzhgimit.

    Duke pasur në konsideratë sigurinë dhe mbrojtjen e interesave të personelit, klientëve, palëve të treta si dhe të pronës së Bankës nga një rrezik evident, si dhe në respektim të dispozitave ligjore në fuqi, Banka legjitimohet të kryej përpunimin e imazheve të regjistruara nga sistemi i video-survejimit. Banka gjithashtu impenjohet të respektojë me përpikmëri kuadrin legjislativ më poshtë:

    • Ligjin nr. 124/2024 "Për mbrojtjen e të dhënave personale".
    •  Udhëzimi Nr. 3/2025 "Për Përpunimin e të Dhënave Personale nga Sistemet e Videosurvejimit".
    • Udhëzimi Nr. 20/2012 "Mbi Përpunimin e të Dhënave Personale në sektorin Bankar".
    • Udhëzimi nr. 46/2017 "Për përcaktimin e nivelit të sigurisë për përpunimin e të  Dhënave personale nëpermjet sistemeve të sigurisë në zbatim të ligjit nr 19/2016 "Për masat shtesë të sigurisë publike.’’
    • Udhëzimi nr. 633/2018 "Për përcaktimin e nivelit të masave shtëse të sigurisë dhe llojin e masave që duhet të marrin subjektet në varësi të aktivitetit apo vlerësimit të rrezikut si dhe procedurat e njoftimit të tyre.
     

    Banka, në përmbushje të detyrimit ligjor, informon subjektet e të dhënave në mënyrë të qartë dhe efektive mbi video-survejimin. Për këtë qëllim BKT ndjek një qasje gjithpërfshirëse që konsiston në kombinimin e metodave të mëposhtme:

    • Postera sipas formatit në Aneksin nr. 1 vendosur në ambientet e Bankës që  informojnë publikun mbi monitorimin dhe informacionin e nevojshëm lidhur me përpunimin e të dhënave.
    • Publikimi i kësaj politike në faqen zyrtare të Bankës
    • Vendosja e kodit QR në dispozicion të vizitorëve pranë recepsionit, në mënyrë  që të aksesojnë në mënyrë të menjëhershme këtë Politikë.
     

    Banka zbaton masat e duhura teknike dhe organizative të sigurisë për të mbrojtur të dhënat personale të mbledhura nga sistemi i video-survejimit, nga humbja aksidentale, ndryshimi, zbulimi ose aksesi i paautorizuar, veçanërisht kur përpunimi përfshin transmetimin e të dhënave përmes një rrjeti, dhe kundër të gjitha formave të tjera të paligjshme të përpunimit. Ruajtja dhe përpunimi i të dhënave të përfituara nga sistemi i video-survejimit, bëhet në respektim të kërkesave ligjore.

    Më poshtë masat e sigurisë të marra nga Banka:

    • Serverat ku ruhen regjistrimet janë të vendosur në ambiente të sigurta, në të  cilat janë ndërmarrë masa shtesë sigurie.
    • Janë instaluar mure mbrojtëse për të siguruar Instrastrukturën teknologjike.
    • Janë marrë masat e nevojshme administrative si kundrejt personelit të Bankës edhe kundrejt palëve të treta.
    • Në hyrje të ambienteve të bankës, vendosën tabela informuese për njoftimin e subjekteve të të dhënave mbi ekzistencën e një sistemi vrojtimi
    • Manaxhimi i akseseve mundëson aksesimin e personelit, funksioni të cilit është ngushtësisht i lidhur me përpunimin e të dhënave të marra nga sistemi.
    • Banka kujdeset që transmetimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.
    • Banka garanton që sistemi i video-survejimit nuk cënon të drejtat themelore të individit (klient, personel, palë e tretë apo të tjerë) duke ndërhyrë në jetën private të tij.
    • Banka siguron që këndi i vrojtimit të kamerave të sistemit të video survejimit të jetë i tillë që të filmojë pamje brenda qëllimit për të cilin është instaluar sistemi.
    • Banka siguron që çdo transmetim në rrjet i të dhënave të bëhet në formë të koduar me të drejtë aksesi të plotë vetëm nga dhënësit dhe marrësit e tyre.
    • Në ambientet e punës së personelit janë vendosur kamera për të vëzhguar për arsye sigurie dhe janë të orientuara sipas kërkesave të parashikuara në ligj.1
    • Personat e autorizuar, të cilët gjatë ushtrimit të detyrës, vihen në dijeni për përmbajtjen e të dhënave të regjistruara nga sistemi CCTV, janë të detyruar ta  ruajnë konfidencialitetin edhe pas përfundimit të punës së tyre dhe gjithashtu aksesi në këto të dhëna limitohet vetëm në sa është e nevojshmë në përmbushje të detyrës
    • Cdo punonjës i bankës trajnohet rregullisht mbi përdorimin e sigurt të të  dhënave personale dhe për të kuptuar përgjegjësitë dhe kufizimet që ka, në  përputhje me kërkesat e kuadrit ligjor. Përpara instalimit të sistemeve të reja të video-survejimit ose ndërhyrjeve të sistemit  ekzistues Banka kryen një analizë përputhshmërie me kuadrin ligjor.
     

    Në ambientet ku Banka ushtron aktivitetin e saj, ku ka pasuritë e saj të paluajtshme apo ambiente të cilat i ka marrë me qera dhe shërbejnë si ambiente të ushtrimit të aktivitetit të saj, arkiva apo si hapësira magazinimi, monitorohen me kamera vëzhgimi në mënyrë të pandërprerë. Në vijim janë të përcaktuara zonat ku duhet të instalohen kamerat e vëzhgimit:

    • Sipërfaqet e jashtme të fasadës së Bankës në hyrjen për në ambientin e brendshëm.
    • Hyrja për në ambientin e brendshëm/korridore
    • Zona e klientit, sporteli dhe zona e arkëtareve ose të shërbimit.
    • Zona e ruajtjes dhe e administrimit të vlerave monetare (hyrja dhe ambienti i brendshëm).
    • Zona e ruajtjes dhe e administrimit të dokumentacionit (Arkiva dhe hyrja në ambientet e brendshme).
    • Zona ku vendosen sistemet e teknologjisë së informacionit (hyrja dhe ambienti i brendshëm).
    • Zona përreth gjeneratorëve.
    • Veprimet në ATM.
    • Parking-u.
    • Ashensorët.
    • Rrugëkalimet dhe ambientet brenda bankës, ku kryhen procedurat e marrjes dhe dorëzimit të vlerave monetare.

    Shënim: Nuk lejohet vendosja e kamerave në hapësira të tilla si: tualete, dhoma zhveshje, dollapë apo ambiente të tjera të ngjashme.

     

    Mjetet dhe cilësimet teknologjike që Banka ka vendosur në dispozicion të përpunimit të të dhënave të marra nga sistemi i video-survejimit, janë të standartizuara dhe lehtësisht të përdorshme. Banka adapton standardet më të larta teknologjike dhe organizative për të garantuar që përpunimi të jetë i sigurtë. Sistemi i video-survejimit është një system CCTV i integruar i cili suporton regjistrime nga më shumë se një kamera që individualisht regjistrojnë në mënyrë të pandrëprerë. Të gjitha kamerat operojnë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Cilësia e imazheve duhet të garantojë rezolucion të lartë dhe të jetë me rreze infra të kuqe. Kriteret e administrimit të sistemit të video-survejimit janë:

    • Instalimi i kamerave dhe i sistemit të video-survejimit në BKT është kryer në  përputhje të plotë me përcaktimet ligjore, duke ndjekur procedurën standarde  të brendshme, si dhe duke klasifikuar zonat bazuar në ekspozimin ndaj riskut.
    • Vetëm Administratorit të sistemit të video-survejimit, kanë të drejta të plota në Server dhe në Aplikacionet përgjegjëse për të lejuar qasjet në sistem në varësi të matricës se akseseve.
    • Skema përfundimtare e implementimit të sistemit të survejimit, si dhe çdo  ndryshim që mund të nevojitet të kryhet, duhet të miratohet nga Strukturat e posaçme të Policisë së Shtetit.
    • Të drejtat për survejim online dhe për të shkarkuar pamjet filmike të sistemit të kamerave të instaluara, e kanë vetëm personat e autorizuar dhe çdo akses i marrë në të dhënat e regjistruara dokumentohet për qëllime kontrolli të mëvonshëm.
    • Departamenti përgjegjës për sigurinë fizike mban gjithashtu përgjegjësinë për komunikimet me institucionet shtetërore, të cilat kërkojnë pamje filmike nga sistemet e video-survejimit referuar Ligjit nr. 19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike".
    • Përdorimi i pamjeve filmike për hulumtime/hetime administrative autorizohet vetëm nga personat përgjegjës i cili ngarkon personat përkatës për kryerjen e veprimeve në sistem.
     

    Sistemi i video-survejimit të BKT i nënshtrohet një kontrolli të brendshëm periodik përveç rasteve kur për shkak të ndryshimeve të rëndësishme që pëson, bëhet vlerësimi i impaktit në përpunimin e të dhënave personale dhe respektimin e ligjeve dhe udhëzimeve në fuqi. Instalimi dhe kontrollet e sistemit të video-survejimit kryhet nga Kompani të liçensuara e të trajnuara nga kompani prodhuese të kamerave të sigurisë në bazë të kërkesave rregullatore.

    Gjithsesi, në mënyrë periodike bëhet një vlerësim i sistemit në tërësi që ka për qëllim plotësimin e nevojave për video-survejim, verifikimin e sistemit ekzistues, për pasqyrimin dhe përputhshmërinë me ndryshimet e mundshme që kanë pësuar rregulloret.

     

    Afatet e ruajtjes të regjistrimeve te kryera nga sistemi i video-survejimit do të jenë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi dhe rregulloret përkatëse. Të dhënat nga monitorimi me kamerat e Bankës ruhen 602(gjashtëdhjetë) ditë. Me përmbushjen e këtij afati, cdo regjistrim fshihet në mënyrë automatike pa mundësi rekuperimi. Në rastet kur, në vijim të një kërkese me shkrim dhe për qëllime investigimi, materialet filmike të përftuara nga sistemi i vendosen në dispozicion Autoriteteve përkatëse, përgjegjësia e ruajtjes mbetet tek autoriteti nga momenti i dorëzimit të materialeve.

     

    Individët, të dhënat personale të të cilëve përpunohen nga sistemi i video-survejimit, kanë të drejtë në bazë të ligjit nr. 124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale", të informohen qartë mbi ekzistencën dhe qëllimin këtij përpunimi, të kenë të drejtën për akses, kundërshtim dhe fshirje për kategoritë e të dhënave personale të përpunuara. Në çdo rast, Banka në përmbushje të kërkesës per akses të subjektit, duhet të ketë në konsideratë Mbrojtjen e të Dhënave të palëve të treta.

     

    Në rast të një incidenti lidhur me të Dhënat Personale si dëmtim, humbje apo shkatërrim,

    Banka vendos në zbatim një plan reagimi të menjëhershëm, të udhëhequr nga Departamenti i Sigurisë së Informacionit në bashkëpunim me struktura të tjera të përfshira në incident, dhe duhet të informojë brenda afateve të parashikuara me ligj dhe jo më vonë se 72 orë, Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe kur është e aplikueshme subjektin e të dhënave të cilit i është cënuar e dhëna.

     

    Në rast të një incidenti lidhur me të Dhënat Personale si dëmtim, humbje apo shkatërrim,

    Banka vendos në zbatim një plan reagimi të menjëhershëm, të udhëhequr nga Departamenti i Sigurisë së Informacionit në bashkëpunim me struktura të tjera të përfshira në incident, dhe duhet të informojë brenda afateve të parashikuara me ligj dhe jo më vonë se 72 orë, Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe kur është e aplikueshme subjektin e të dhënave të cilit i është cënuar e dhëna.

     

    Kërkesat për informacion në lidhje me këtë politikë mund të dërgohen në adresat e mëposhtme:

    Në rast të një pakënaqësie lidhur me trajtimin e kërkesës nga ana e BKT, ju keni të drejtë gjithmonë t'i drejtoheni Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale, në adresën Rr. “Abdi Toptani", nd. 5, Tiranë. Për më tepër informacion vizitoni faqen web të Komisionerit info@idp.al ose numrin e Gjelbër 0800 20 50.

     

    Kjo Politikë e Monitorimit me Kamera i nënshtrohet një procesi të vazhdueshëm rishikimi, me qëllim pasqyrimin e çdo ndryshimi të nevojshëm në funksion të përditësimeve teknike, ligjore apo operacionale të sistemit të video-survejimit. Çdo përditësim i kësaj politike do të publikohet në faqen zyrtare të Bankës.

    Informacioni në këtë faqe është rishikuar dhe përditësuar për herë të fundit më 27 Prill 2026.