Aksionerët

Rreth Çalık Holding

E themeluar nga Z. Ahmet Çalık në vitin 1981, Çalık Holding është prezente në 34 vende në gjithë botën me kompani që operojnë në fushën e energjitikës, ndërtimit, tekstileve, minierave dhe financave.

I mirënjohur për integritet, besueshmëri dhe bashkëpunime afatgjata me kompani ndërkombëtare për shkak të veprimtarisë së vazhdueshme në rajone të ndryshme të botës, Çalık Holding zhvillon modele novatore biznesi dhe ecën përpara në të gjitha linjat e tij të biznesit me një rritje të qëndrueshme. Me vlerën që i jep burimeve njerëzore dhe me përqasjen e menaxhimit të orientuar ndaj punonjësve të vet, Çalık Holding i përmbahet objektivave të qëndrueshmërisë ekonomike, mjedisore dhe sociale në të gjithë investimet, projektet dhe biznesin e tij.

Si firmëtar i United Nations Global Compact, Çalık Holding i jep përparësi diversitetit, qëndrueshmërisë dhe jetëgjatësisë në të gjithë sektorët dhe vendet që operon. Grupi vepron në përputhje me parimet e trajtimit të barabartë të të gjithë kulturave, besimeve, etnive dhe gjinive dhe aplikon një qasje miqësore me mjedisin.