Pyetjet më të shpeshta

Çfarë është një llogari studenti?

Për të gjithë studentët të cilët ndjekin studimet universitare, BKT ofron mundësinë e hapjes së llogarisë së Studentit me përfitimet e mëposhtme:

  • Llogari të veçantë pa komision
  • Kartë debiti pa komision
  • Dega internet 24x7 pa komision
  • Akses në BKT Smart 24x7 pa komision
  • Njoftime në BKT Smart pa komision
  • Llogari kursimi pa komision
  • Depozita me afate të ndryshme
  • Kredi me kushte preferenciale
  • Pagesa automatike të faturave tuaja pa komision
  • Urdhër pagesa periodike pa komision

* Kjo llogari kategorizohet si llogari studenti vetëm kur studenti paraqet një dokument që vërteton ndjekjen e studimeve deri në moshën 23 vjeç.