Fushata “Fto & Fito”

Fushata promocionale “Fto & Fito” u jep mundësinë klientëve ekzistues të BKT që përdorin aplikacionin BKT Smart të ftojnë miqtë e tyre të regjistrohen si klientë të rinj përmes procesit Digital Onboarding dhe të përfitojnë një bonus financiar nëse plotësohen kushtet e përcaktuara për këtë fushatë.
 
Termat & Kushtet
  1. Periudha e fushatës:
Fushata do të zhvillohet nga 17 Prill deri më 17 Korrik 2026.
  1. Pjesëmarrja në Fushatë
Fushata është e vlefshme për:
  • Klientë individë të cilët kanë një llogari aktive në BKT Smart dhe gjatë periudhës së fushatës ndajnë një kod referimi me miqtë e tyre, të cilët mund ta përdorin atë vetëm gjatë procesit të regjistrimit për herë të parë në BKT përmes aplikacionit BKT Smart.
  • Klientë individë të cilët kanë një llogari aktive në BKT Smart dhe gjatë fushatës së mëparshme “Fto & Fito” (Dhjetor 2025) kanë kryer referime, ku miku i ftuar është regjistruar me sukses në BKT Smart duke përdorur një kod referimi, por nuk ka kryer asnjë transaksion deri më 15 Prill 2026.
  1. Kriteret për një referim të suksesshëm
Një referim konsiderohet i suksesshëm vetëm kur plotësohen kushtet e mëposhtme:
Për referuesit gjatë fushatës aktuale:
  1. Miku i ftuar regjistrohet si klient i BKT përmes procesit Digital Onboarding në aplikacionin BKT Smart, duke përdorur kodin referues gjatë regjistrimit.
  2. Brenda 30 ditëve nga data e regjistrimit në BKT Smart, Miku i ftuar kryen të paktën një transaksion të vlefshëm me vlerë minimale 1,000 Lekë përmes aplikacionit BKT Smart.
Për referuesit gjatë fushatës së mëparshme (Dhjetor 2025):
  1. Miku i ftuar është regjistruar si klient i BKT përmes procesit Digital Onboarding në aplikacionin BKT Smart gjatë Dhjetorit 2025, duke përdorur kodin referues, por nuk ka kryer asnjë transaksion deri më 15 Prill 2026.
  2. Brenda 30 ditëve nga fillimi i fushatës aktuale, Miku i ftuar kryen të paktën një transaksion të vlefshëm me vlerë minimale 1,000 Lekë përmes aplikacionit BKT Smart.
BKT rezervon të drejtën të verifikojë vlefshmërinë e këtyre referimeve përpara kredidhënies së bonusit.
Për më shumë informacion mbi procesin e referimit të një miku mund të ndiqni videon udhëzuese në linkun:
Refero një mik në BKT dhe Fito
  1. Shpërblimet
Për çdo referim të suksesshëm, Klienti Referues përfiton një bonus prej 500 Lekësh*.
Klienti Referues mund të ftojë një numër të pakufizuar miqsh dhe do të shpërblehet për çdo referim të suksesshëm, deri në një kufi maksimal total prej 50,000 Lekësh gjatë periudhës së fushatës.
Bonusi përkatës do të kreditohet në llogarinë kryesore në ALL të Klientit Referues pas përmbushjes së kushteve dhe përfundimit të procesit të verifikimit të referimeve nga ana e Bankës.
Në varësi të momentit të përmbushjes së kushteve, shpërndarja e bonusit mund të kryhet gjatë periudhës së fushatës ose pas përfundimit të saj, brenda muajit pasardhës.
BKT rezervon të drejtën të verifikojë vlefshmërinë e transaksioneve dhe të refuzojë referimet që konsiderohen të dyshimta, të manipuluara ose të kryera për qëllim përfitimi të padrejtë.
*Shumës së bonusit do t’i mbahet tatimi në burim në masën 15%, sipas legjislacionit fiskal në fuqi.
  1. Komunikimi i fushatës
BKT mund të komunikojë me klientët lidhur me këtë fushatë përmes:
• njoftimeve me “push” në aplikacionin BKT Smart
• SMS
• email
Këto komunikime kanë për qëllim informimin dhe rikujtimin e klientëve mbi kushtet dhe afatet për përfitimin e bonusit.
 
  1. Rregulla për përdorimin e Kodit të Referimit
  •  Përdoruesi nuk duhet të shpërndajë kodin e referimit në mënyra mashtruese, agresive, të bezdisshme ose në kundërshtim me legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave.
  • Ndalohet krijimi i llogarive të rreme, përdorimi i identiteteve të tjera, simulimi i transaksioneve ose çdo veprim që synon të manipulojë Programin.
  • Kodi Referues nuk mund të shitet, huazohet ose të vihet në dispozicion të palëve të treta kundrejt kompensimit, në asnjë formë apo mënyrë.
  • Përdorimi i Kodit Referues nuk garanton automatikisht përfitimin e bonusit. Përfitimi varet nga verifikimi dhe përmbushja e kritereve nga BKT.
  • BKT rezervon të drejtën të kërkojë konfirmime shtesë ose dokumentacion nëse ka dyshime se referimi është kryer në mënyrë jo të rregullt ose në kundërshtim me Termat dhe Kushtet. 
  • Përdoruesi Referues dhe Miku angazhohen të përdorin Kodin Referues në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe çdo rregullore tjetër të aplikueshme.
  • BKT nuk mban përgjegjësi për asnjë dëm të drejtpërdrejtë, të tërthortë, të rastësishëm, pasues ose tjetër, që mund të lidhet me pjesëmarrjen në Program, përfshirë por pa u kufizuar në: humbjen e fitimeve, humbjen e reputacionit, problematika teknike, mosfunksionime të aplikacionit, apo çdo dëm tjetër material ose jomaterial.
  • BKT nuk mban përgjegjësi për: 
  1.  përdorimin e gabuar të kodit nga Përdoruesi Referues,
  2. dështimin e Mikut të Ftuar për të përfunduar regjistrimin,
  3. transaksione të pavlefshme apo që nuk përmbushin kriteret,
  4. vonesa teknike, probleme interneti ose ndërprerje të shërbimit.
BKT rezervon të drejtën të modifikojë, pezullojë ose përfundojë Programin në çdo kohë, në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë detyrim njoftimi paraprak. Klienti, pranon dhe bie dakord se nuk do të ketë të drejtë të ngrejë asnjë ankesë, kërkesë për kompensim apo pretendim ndaj Bankës në lidhje me modifikimin, pezullimin apo përfundimin e programit. 
 
  1. Privatësia dhe të dhënat personale  
  • Të dhënat personale përpunohen nga BKT vetëm për qëllimin e realizimit të fushatës “Fto & Fito”, verifikimin e referimeve dhe shpërblimin e pjesëmarrësve. BKT mund të përdorë të dhënat që përfshijnë: emër, kontakt, ID, të dhëna transaksionesh dhe informacion mbi përdorimin e kodit referues për arsye verifikimi të vlefshmërisë së referimit dhe për qëllime auditimi dhe kontrolli të brendshëm. BKT nuk do t’i ndajë të dhënat e Përdoruesit Referues me Mikun e Ftuar dhe as anasjelltas, përveç rasteve kur kërkohet nga ligji ose autoritetet kompetente.
  • Të dhënat ruhen deri në përfundim të fushatës dhe për periudhën e auditimit sipas legjislacionit bankar.
  • Përpunimi i të dhënave personale kryhet në përputhje me Ligjin Nr.124/2024 aktet nënligjore në fuqi, KSHBI dhe Politikat e Privatësisë të BKT.
  • Për më shumë informacion dhe për të ushtruar të drejtat tuaja, vizitoni https://www.bkt.com.al/politikat-e-privatesise ose kontaktoni DPO-në në dpo@bkt.com.al
 
  1. Pranimi i kushteve
Duke përdorur Kodin Referues ose duke marrë pjesë në Program, klienti konfirmon se pranon të gjitha Termat dhe Kushtet e përcaktuara në këtë dokument.
 
  1.  Kontakt për informacion
Për çdo paqartësi ose kërkesë informacioni në lidhje me fushatën, mund të kontaktoni:
BKT Contact Center
Tel: +355 42 266 288
Email: callcenter@bkt.com.al