Lajmërime

JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A dhe ka konfirmuar notën e vlerësimit ‘’AAA (alb)’’ në terma afatgjatë përsa i përket kreditimit në nivel kombëtar dhe vlerësimin ‘’J1+ (alb)’’ në terma afatshkurtër për kreditimin në nivel kombëtar me një perspektivë ‘’Të qëndrueshme’’. Për më tepër, ka vlerësuar Kreditimin Afatgjatë Ndërkombëtar në Monedhë të Huaj dhe Vendase të BKT-së me notën “BB”, pozicionuar në përputhje me nivelin e vendit ku operon, Shqipërisë, me perspektivë ‘’Të qëndrueshme’’.

Banka Kombëtare Tregtare Sh.A. (e referuar si “Banka” ose “BKT”) është një njësi ekonomike e konsoliduar që përfshin bankat që operojnë në Shqipëri, Kosovë dhe Albania Leasig. Historia e Bankës daton në vitin 1993, ajo u themelua pas bashkimit të Bankës Tregtare Shqiptare dhe Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Banka është në pronësi të Çalık Holding A.Ş., një konglomerat lider me bazë në Turqi i cili e bleu BKT në 2009.

Si banka tregtare më e vjetër dhe më e madhe në Shqipëri, Banka ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh për sektorin publik dhe privat, si dhe shërbime bankare për individët.

Banka ruan pozicionin e saj lider në sektorin bankar shqiptar shumë të përqëndruar, duke u renditur vazhdimisht e para për sa i përket aktiveve dhe të ardhurave neto. Për shkak të madhësisë së konsiderueshme të aktiveve dhe shkallës së operacioneve të saj, BKT është një bankë sistematikisht e rëndësishme në Shqipëri. Banka është e mirëkapitalizuar dhe ka tregues të shëndoshë të përfitueshmërisë.

BKT operon kryesisht në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet 61 degëve dhe 2 agjencive doganore dhe 22 degëve në Kosovë, të organizuara nën filialin BKT Kosovo Sh.A. BKT ka një fuqi punëtore prej 1,333 punonjës.

Lajmet e tjera

JCR Eurasia Rating konfirmon BKT me notën ‘'AAA (Alb)''
JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A dhe ka konfirmuar notën e vlerësimit ‘’AAA (alb)’’
Këshilla Sigurie
Dëshirojmë të risjellim në vëmendjen tuaj disa këshilla për të patur një përdorim të sigurt në internet:
Banka Kombëtare Tregtare raporton fitim neto në rritje për 6 mujorin e parë të vitit 2022
​Banka Kombëtare Tregtare raporton se fitimi neto në qershor 2022, vetëm për BKT Shqipëri ka rezultuar 53 mil USD krahasur me fitimin neto prej 39 mil USD të muajit qershor 2021.