Deposit Pack

Përfito nga paketa më e re në BKT:

Përfito nga paketa më e re në BKT:

Ke një Depozitë aktive në cdo lloj monedhe?

Apliko për një Kartë Krediti dhe një Kontratë Debitim Direkt për të përfituar Llogari rrjedhese pa Komision mujor.

Kjo fushatë-ofertë konsiston në mosaplikimin e komisionit mujor të mirëmbajtjes së llogarisë prej 150 lekë, nëse klienti përmbush një seri kushtesh si më poshtë:   

  1. Klienti duhet të ketë një Kontratë Depozite aktive në datën e aplikimit të komisionit të mirëmbajtjes së llogarisë (në cdo monedhë/shumë/cdo tip depozite)
  2. Klienti duhet të ketë nje Kartë Krediti aktive, me të cilën ka kryer të paktën një transaksion në 60 ditët e fundit
  3. Klienti duhet të ketë një kontratë Debitimi Direkt aktive, që është ekzekutuar 30 ditët e fundit

Llogaria e përzgjedhur nga e cila nuk do të aplikohet Komisioni mujor i mirëmbajtjes do të jetë llogaria në Lekë e klientit e lidhur me kontratën e Debitimit Direkt të tij.

*Nëse klienti nuk zotëron produktet/shërbimet si më sipër, mund të aplikojë pranë çdo dege të BKT-së për ti marr ato.

30 ditët e fundit përfshijnë ditët nga data 20 e muajit paraardhës deri në datë 20 të muajit aktual.

60 ditët e fundit nënkupton 60 ditë para datës 20 të muajit aktual