Pyetjet më të shpeshta

1. Cilat janë kushtet dhe cfarë dokumentacioni nevojitet?

Kushtet e kredisë dhe dokumentacionin e nevojshëm mund ta gjeni duke klikuar në linkun:

Kredi për Makinë

2. A mund të paguaj me kredi të gjithë vlerën e makinës?

Banka financon deri ne 70% të çmimit të shitjes.

3. Cilat janë specifikat e automjetit nëse financohem me kredi për blerje makine të re?

Kredia për blerje makine është projektuar për të mbuluar shpenzimet për blerjen e një makinë të re me kilometrazh “0”, të prodhuar deri në 2 vjet nga data e aplikimit.

4. Nëse jam pronar i një aktiviteti a mund të përfitoj nga kredia për makinë për qëllime biznesi?

Të gjithë individët kanë të drejtë të aplikojnë për këtë lloj kredie. Makina duhet të përdoret vetëm për nevoja personale. Pra edhe një pronar aktiviteti mund të aplikojë, por makina duhet të përdoret vetëm për qëllime/nevoja  personale.

5. Çfarë pasurie mund të ofroj si garanci për kredinë për makinë?

BKT do të pranoj si garanci pengun e makinës që është objekt i kredisë.

6. A mund ta shes makinën edhe pse nuk e kam shlyer kredinë?

Deri në momentin e shlyerjes së kredisë makina është e bllokuar në favor të bankës dhe nuk mund të shitet.

APLIKO TANI