Kredi për rregullim shtëpie

Përshkrimi i produktit

Gjithmonë lind nevoja të ndryshoni diçka në shtëpinë tuaj apo për të zgjidhur probleme të ndryshme që mund t'ju dalin në mirëmbajtjen e saj.

Problemi është se jo gjithmonë mund të keni në duar sasinë e duhur të parave. Kredia për Rregullim Shtëpie është dizenjuar për të plotësuar nevojat e individëve për rregullimin e ambienteve të banimit.
 

Informacion i përgjithshëm

Bankat e nivelit të dytë përdorin si normë bazë të llogaritjes së interesit të kredive përgjithësisht normën e Bonos së Thesarit 1 vjecare për kreditë ne monedhë Lekë ndersa si norme baze te llogaritjes se kredive ne monedhen EURO perdorin normen e Euriborit 1 vjecar.

“Bono e Thesarit” - është një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që emetohet dhe garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.
Bonot e Thesarit emetohen në monedhën kombëtare (Lek) dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12 –mujore. Rezultatet për ankandin e bonove të thesarit shpallen në të njëjtën ditë të organizimit të tij dhe publikohen në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë në adresën: www.bankofalbania.org.
 
“Euribor, ose Norma e Ofertës Ndërbankare Euro”, është një normë reference e publikuar nga Instituti Evropian i Tregjeve të Parave, bazuar në normat mesatare të interesit në të cilat bankat e Eurozonës ofrojnë të huazojnë fonde për bankat e tjera në tregun ndërbankar. Informacioni në lidhje me interesat e euriborit është i publikuar në adresën https://www.euribor-rates.eu/ecb-refinancing-rate.asp.
 
Shembull:
Norma e Bonos se Thesarit 1vjecar ne datë 31.07.2023 është 3.21%
Norma e Eurborit 1 vjecar në date 31.07.2023 është 4.11% 
 

Afatet dhe Kushtet

Afatet dhe kushtet
Lloji i Produktit Kredi për Rregullim Shtëpie
LTV Shumë Kredie /Vlerën e Hapur të Tregut të Pronës së Ofruar si Kolateral 75% (por jo më shumë se vlera totale e përcaktuar në preventiv)

Për llojin e kolateralit Tokë Bujqësore shuma e vlerës së kredisë nuk mund të jetë më e madhe se 50%.
Formula e normës së interesit në monedhën Lekë Klientë Pagamarrës në BKT: 3% fikse për vitin e parë më pas Bono Thesari 1 vjecare + 2% jo më pak se 3% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)

Klientë të Tjerë: 3.5% fikse për vitin e parë më pas Bono Thesari 1 vjecare + 2.5% jo më pak se 3.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)
Formula e normës së interesit në monedhën Euro Klientë Pagamarrës në BKT: 3.5% fikse për vitin e parë më pas Euribor 1 vjecar + 3% jo më pak se 4.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)

Klientë të Tjerë: 4% fikse për vitin e parë më pas Euribor 1 vjecar + 3.5% jo më pak se 4.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)
Afati i kredisë Deri në 15 vjet për Monedhën Lekë

Deri në 15 vjet për Monedhën Euro
Shuma maksimale e kredisë Deri në 12,000,000 Lekë / EUR 100,000
Komisioni i Disbursimit të Kredisë 1% e shumës së kredisë

0% për blerje kredie nga banka të tjera (vetëm në rastet kur kontrata e kredisë që do të blihet përmban komision ripagimi të parakohshëm)

Klientët mund të zgjedhin ose jo sigurimin e jetës ose të pranojnë një normë me të lartë interesi. Në rast se klienti zgjedh të mos bëjë sigurimin e jetës, opsionet janë:

Nëqoftëse klienti është deri në moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 0.5 % më e lartë.
Nëqoftëse klienti është mbi moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 1 % më e lartë.

Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Kredi për Rregullim Shtëpie.
Ju lutem shkarkoni Informacionin e Standartizuar Parakontraktor.
 
APLIKO TANI